• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kulla për “Ndrangheta-n”, a po pastron SPAK-u dhëndrin e Xhafajt dhe Veliajn?

15:28 : 24/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Në foto:  Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. (Ne qender) Ditjon Baboçi, ish-Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës

Në foto: Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. (Ne qender) Ditjon Baboçi, ish-Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës

Nga Boldnews.al

Në fund të janarit 2021, Prokuroria e Posaçme, SPAK, u detyrua nga opinioni publik të deklaronte nisjen e hetimeve për atë që konsiderohej si “afera e kullave të Ndrangheta-s” në Tiranë, pasi përgjimet e një hetimi të prokurorisë së anti-mafias së Katanzaros ngriti dyshime se klanin mafioz italian ishte përfshirë në ‘aferën” e lejeve të ndërtimit të kullave të larta në kryeqytetin shqiptar.

Pas më shumë se 10 muajsh, nga prokuroria SPAK nuk ka asnjë sinjal mbi këtë hetim, për të cilin shumë skeptikë besojnë se nuk do të përfundoj me asnjë rezultat konkret.

Ky skepticizëm u shtua akoma më shumë, kur fundjavën e kaluar, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, u bë pjesë e një shfaqjeje vanitoze për premierën e filmit të radhës “Agjenti 007”, në të cilin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori rolin e “organizatorit të Galasë”.

Fotot që xhiruan në rrjete sociale, ku Kraja kishte pamjen e të “përulurit” përballë Veliajt që kishte marrë pozat groteske të “padrinos”, gjithësesi janë një sinjal se hetimet e SPAK-ut për çështja të rënda, ku lidhen lejet e ndërtimit në Tiranë, nuk duket se do të përfundojnë kurrë.

Lexo edhe:

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

Ose, të paktën, nuk do të përfundojnë sipas pritshmërive të publikut.

Përgjigjet e anti-mafias italiane përfshinin biseda të të ashtëquajturit “princi i Ndrangheta-s”, Andrea Gallo, me bashkëpunëtorë të tij, duke diskutuar për leje ndërtimi në qendër të Tiranës, në periudhën 2017-2018.

Në atë kohë, përgjegjësit kryesorë formalë për dhëniën e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, krahas kryeministrit Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Territorit, ishin edhe dy persona- Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Ditjon Baboçi, Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht edhe dhëndri i Fatmir Xhafajt.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ia ngarkoi hetimin prokurorit Sotir Kllapi, i cili iu bashku Prokurorisë Speciale në vitin 2020, rreth një vit pas krijimit të saj.

Përgjimet e Anti-mafias dhe Veliaj

Andrea Gallo, në komunikimet e përgjuara gjatë hetimit, diskuton me një bashkëpunëtorin e tij, lidhur me mundësinë e përfshirjes në sektorin e ndërtimeve në Tiranë.

Ata janë të bindur se me rryshfet “20 përqind”, në kryeqytetin shqiptar mund të marrësh leje për pallate shumëkatëshe. Madje, ata flasin edhe për takime të kryera me njerëz “pranë” kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Natyrisht, emri i Erion Veliajt nuk shfaqet në përgjimet e publikuara deri më tani nga media italiane dhe ajo shqiptare.

Megjithatë, të dhëna indirekte e lidhin rastin me Veliajn, pasi ai është autoriteti kryesor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Këto detaje nga super-operacioni i Anti-mafias italiane e përfshijnë për herë të dytë Erion Veliaj, megjithëse në mënyrë indirekt, në dosjet hetimore kundër klanit mafioz Ndragheta.

Në qershor 2020, Drejtoria e Anti-Mafias e Veronas njoftoi finalizimin e një tjetër operacioni kundër grupit mafioz, në të cilin ishin të përfshirë edhe zyrtarë publikë të qytetit verior italian.

Ish-kryebashkiaku Flavio Tosi dhe disa bashkëpunëtorë të tij e panë veten të akuzuar për lidhje me Ndragheta-n, mes të cilave edhe për favore që i kishin bërë klanit kriminal në fushën e përpunimit të mbetjeve urbane.

Tosi nuk ishte i panjohur për opionin publik shqiptar. Në vitin 2016, kur ai drejtonte Bashkinë e Veronës, nënshkroi një marrëveshje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për krijimin e kompanisë “Eco Tirana”, për menaxhimin e mbetjeve të qytetit.

Etiketa: babociKrajaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

21:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time

11:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
Para

Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete dhe 13 raste të reja

TË GJITHA

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025

Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

08:10 : 06/06/2025

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com