Nga Boldnews.al
Njeriu i fasadës, i propogandës dhe i fjalëve të tepërta, Erion Veliaj doli sërish në televizor për të dhënë show-n e radhës. Pasi u shfaq paradite si kamarier në mensën sociale për të pastrehët, të njëjtën gjë zgjodhi të bëj edhe në darkë teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.
Veliaj dhe Mamaqi, të dy personazhe karagjozë për nga natyra, u tallën sot me shqiptarët dhe me njerëzit në nevojë. Fillimisht “Lali Eri” i shërbeu ushqimin Ermal Mamaqit në restorantin e TV Klan, si pjesë e këtij emisioni satirik.
Më pas gjatë intervistës qokë, Veliaj e tregoi edhe njëherë veten si shpëtimtar i shqiptarëve, si një vizionar që ka ide të forta për të ndryshuar kryeqytetin. Dhe për ta nxjerr sa më të mirë përpara publikut, moderatori e “fërkonte” Veliajn me pyetje ledhatuese. Një nga këto ishte edhe problemi i trafikut në Tiranë, i cili është kthyer në një makth për qytetarët. Por “lali Eri” ia vë fajin qytetarëve të cilët sipas tij për të blerë bukë edhe për të pirë kafe 200 metra më larg marin veturën. Ai është justifikuar se sipas një studimi të bashkisë shqiptarët shpenzojnë më shumë për makinën sesa për fëmijën.
E sikur mos të mjaftonte kjo, Veliaj dhe Mamaqi tallen edhe me një taksist duke e vënë në siklet. Moderatori i emisionit “Xing” hipën në taksi dhe e pyet shoferin se çmendon për trafikun e rënduar. Taksisti me të drejtë ankohet tek Mamaqi, por ky i fundit me anë të një skenari të mirëmenduar takon Veliajn dhe ia thotë të gjitha ankesat në sy të taksistit. Për t’i shtuar dozat më tepër tallëse sesa humori, Mamaqi i tregon Veliajt që ky ishte opinioni i taksisti.
“Xing”-u i Mamaqit e pyeti Veliajn edhe për punimet e Sheshit “Skëndërbej”. Kryebashiaku provokoi sërish inteligjencën e publikut duke thënë se ky projekt do të mbaroj në qershor por nuk po bëhet për zgjedhjet parlamentare. Veliaj sqaroi se po punohet me 3 turne, po nuk foli asnjë fjalë për kompaninë që po e ndërton, për kostot marramendëse që ka ky shesh dhe transparencën sesi po përdoren fondet publike.
Duke vijuar me emisionin e servirur për punët e Bashkisë së Tiranës, Veliaj për një moment doli gafil kur u pyet për planin urbanistik të Tiranës. Pyetja ishte e thjeshtë: “Sa ke kap për planin urbanistik të Tiranës”? Kuptohej qartë se përse bëhej kjo pyetje për atë plan që u miratua me urgjencë, pa konsultim me qytetarët dhe që po përflitet si një plan që do e mbushi qytetin me kullat e larta që kanë kërkuar oligarkët e industrisë së ndërtimit. Pasi Ermali lexoi pyetjen Veliaj bëri një pauzë të gjatë, mbeti pa fjalë hezitoi të jepte përgjigje dhe ne fund e ktheu me pyetje: “ça kam kap”? Por, kur edhe Mamaqi u ndje po aq në ngërç sa i ftuari, për pyetjen që bëri duke shtuar “edhe unë nuk e di çka dashur të thotë”, Veliaj e gjeti zgjidhjen: “Me siguri e ka pasur për pllakat e sheshit Skënderbej” tha ai dhe vazhdoi sikur asgjë të mos kish ndodhur të tregonte se si po shkonin punimet e sheshit.
Një moment tjetër tallës për publikun ishte kur Mamaqi po imitonte një qytetar që kishte një hall të madh dhe që vetëm Erion Veliaj mund tia “zgjidhte”. Me “humor”, Mamaqi i kërkoi Veliajt që të shkonte tek shtëpia e tij për të…vënë prizën e bolierit. Por si mundet që këto dy personazhe të vënë në lojë dinjitetin e mijëra qyterarëve të cilët përballen me dhjetra probleme të krijuara nga Bashkia e Tiranës duke nisur nga taksat, trafiku i rënduar, korrupsioni e deri tek favorizimi i oligarkëve që çuan edhe në vrasjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Ardit Gjoklaj, ku Veliaj sot as nuk u pyet dhe as nuk tentoi të fliste për këtë ngjarje të rëndë. Natyrisht, foli për therjen e gjelave të detit në Baldushk për të cilat i vinte keq, por Veliaj heshti për vdekjen e Arditit.
Teksa emisioni tallës për qytetarët por argëtues për Veliajn po jepej në TV Klan, një status shfaqet në facebook nga vëllai i Ardit Gjoklaj…ishte një mesazh malli për vëllain e munguar.