• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembet edhe Teatri i Kukullave? “Pakti” Veliaj-Margariti për ta zhvendosur te Garda. Dokumentet

16:01 : 25/09/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dyshja e zyrtarëve që shkatërroi Teatrin Kombëtar vijon me vendimet skandaloze. Kësaj herë, Erion Veliaj dhe Elva Margariti i kanë vënë syrin Teatrit të Kukullave. Një godinë historike për shqiptarët, pasi ka qenë Parlamenti Shqiptar.

Më pas, një godinë mjaft tërheqëse për fëmijët, pasi prej 60 vitesh funksionon si Teatri i Kukullave. Por, zyrtarët shtetërorë me të një të rënë të lapsit po fshijnë njëherë e mirë historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë.

Madje duke shembur një pjesë të identitetit të gjithësecilit, banor apo jo i Tiranës. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve ose e kanë vizituar atë godinë kur ishim fëmijë, ose kanë çuar fëmijët apo nipërit. Duke qenë në qendër të kryeqytetit, Teatri i Kukllave kishte jetë, sidomos në fundjavë. Por, çfarë do të ndodhë?

Faksimile: Ministria e Kulturës ka hapur një tender për projektimin e Teatrit të Kukullave në zonën e Gardës

Sinjalet e para për shkatërrimin e godinës egzistuese i dha piktori 2 vite më parë. Pa dashur të fyejmë piktorët e tjerë, ne po merremi me vendimmarrjet e piktorit që na udhëheq.

Lexo edhe:

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

Në 2019-ën Edi Rama tha se “Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron para fëmijëve. Unë mendoj se deri në fund të mandatit do të hapim themelet e Bibliotekës dhe Teatrit të Kukullave këtu tek Garda”.

Dhe, dy vite më pas, Ministria e Kulturës ka hapur një tender me procedurë “shërbim konsulence” dhe me objekt “hartim projekti për ndërtimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”.

Fondi për këtë tender është 41 666 667 lekë të reja pa TVSH. Duket se Veliaj dhe Margariti kanë kohë që merren me këtë projekt, pasi në dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë. Mësohet se tenderi do të zhvillohet në datën 20 tetor, teksa sipas afateve, gjithçka do të mbyllet në 2021-shin.

Faksimile: Justifikimi i bërjes së një Teatri të Ri të Kukullave te Garda e Republikës

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Ministria e Kulturës thotë se Teatri i Kukullave ka aktualisht ka 30 personel. Organigrama aktuale përbëhet nga: Drejtori i Përgjithshëm, 10 aktorë, 8 specialistë, 3 përgjegjës sektori dhe 8 punonjës të prapavijës. Sipas saj, salla e Teatrit të Kukullave ka një kapacitet prej 160 vende. Ndërkohë ka renditur edhe problematikat, ku Qendra Kombëtare e Kulturës dhe Teatri janë në dy godina të ndryshme.

“Ndërtesa aktuale e Teatrit të Kukullave është nga ndërtimet e para me karakter të pastër administrativ e shoqëror i realizuar në Tiranë, ndërtuar mes viteve 1920-1924, me një stil arkitekturor të vendeve gjermanike.

Ndërsa njihet si ndërtesa ku u vendos për herë të parë Parlamenti Shqiptar, në vitet 1950-1957, godina u përdor si qendër kulture dhe në vitet 1960-1961 ajo u përshtat në teatër kukullash, funksion të cilin e ruan edhe sot.

Ndërtesa vjen në ditët tona mjaft e transformuar, si pasojë e përdorimit të saj në faza historike dhe për qëllime të ndryshme, të cilat kanë kërkuar përshtatje të vazhdueshme. Kjo godinë, ka një kapacitet prej 160 vende, e cila është e pamjaftueshme për kërkesat në rritje të publikut. Skena me përmasat e saj nuk lejon zhvillimin e shfaqjeve me përmasa skenografie dhe staf artistik të madh.

Zyrat janë të pamjaftueshme për stafin që do të rritet me rritjen e kapacitetit të ndërtesës, ashtu si edhe hapësirat përgatitore të artistëve rreth skenës apo fondet dhe rekuizitat” thotë ministria në dokumente.

Faksimile: Ministria ka parashikuar se godina në afërsi të Liqenit do të mbledhë të gjithë fëmijët

Duket se drejtuesit e institucioneve publike janë vetëm papagaj të kryeministrit Rama. Në 2019-ën ai tha te Garda, ndërkohë që ish-drejtori i Teatrit të Kukullave, humoristi Erion Isai e kundërshtoi dhe tha te Piramida. Ndërkohë Erion Veliaj mendonte te Kopshti Zoologjik. Por, në fund “fitoi” Rama.

Elva Margariti pa një mendim të sajin të shprehur në media ka hapur tenderin për ta çuar te trualli i Gardës së Republikës. Në dokumentet që disponon Boldnews.al ajo shkruan se “vendndodhja e re për këtë objekt do të jetë Parku i Liqenit përgjatë rrugës Dora Distria, përpara kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri”.

Ministria kërkon që të projektohet qe godina duhet të integrohet në gjelbërimin e parkut, përfshirë këtu programet publike që kanë tepër nevojë për rinovim dhe zgjerim. Por, në dokumente nuk shkruhet se çfarë do të ndodhë me godinën egzistuese. A do të ketë fatin e Teatrit Kombëtar? Procedurat dhe gjasat janë që godina, sipas fjalëve të Ramës, do të shkatërrohet.

Etiketa: margarititeatri i kukullaveVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

15:17 : 24/02/2026
AKTUALITET

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

13:45 : 11/02/2026
AKTUALITET

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

14:46 : 20/12/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
Para
Foto: AFP

Bruno Fernandes nuk i lë të gjuajë penalltinë Ronaldos, Man.United humbet ndaj Aston Villas

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom