Nga Bledian Koka
Lulzim Basha ka nisur një seri takimesh në zyrën e tij me krerët lokal të degëve të PD duke i kërkuar sabotimin e “Foltores” në këmbim të kandidimit për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Sipas informacioneve vetëm për Bashkinë e Kukësit, deri tani Basha ka “pagëzuar” me “dorën në zemër” nja 10 kandidatë pa pagesë fillestare, por jo fundore. Imagjinoni Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Vlorën, Korçën apo Elbasanin.
Çfarë synon “Foltorja” ndër të tjera?
Qëllimi i hapjes i deklaruar nga Sali Berisha do të shmangë ndër të tjera dhe fenomenin e pazarit të kandidaturave për kryetar bashkie siç ka funksionuar nga 2015-a e deri sot. Njerëz që besojne ende be-të e rrufetë e Bashës ka dhe do të ketë gjithëmonë, sepse qenia njerëzore është e gatshme ta ushqejë jo rrallë herë egon e vet qofte dhe me gënjeshtra.
Por “Foltorja” është një mundësi reale për ti ardhur në ndihmë edhe kësaj kategorie demokratësh. “Foltorja” do t’ia heqë Lulzim Bashës mundësinë për të bërë pazarin e rradhës me dinjitetin e PD-së në 2023 me kursin e njohur “euro për kandidim”.
Në vizionin e “Foltores” kandidati potencial nuk do të paguajë asnjë euro, por ama do të heqë të zitë e ullirit për të bindur mësëpari anëtarësinë e PD e mandej votuesit e komunitetit që të zgjidhet.
Banaliteti i së keqes që është imponuar me kunat-cash-ier në PD, merr fund me fitoren “Foltores”. Ata që thonë se PD me Lulzim Bashën e ka minimalisht me një shanc për të fituar, kanë të drejtë kur e thonë këtë.
E vërteta është fitorja dhe në humbjen e rradhës do të jetë e sigurtë, vetëm se siç ka ndodhur nga 2015-a e këtej, ajo nuk pasqyrohet në rezultatin e PD-së, por në arkat e familjes.
p.s….Nëse kjo është fitore, atëherë URIME të tilla paçi 🙂