Roma rikthehet te fitorja, ndaj Udineses mjafton goli i Abraham

Foto: AFP

Roma kthehet te fitorja menjëherë pas humbjes në Verona të përpara pak ditësh.

Skuadra e Mourinhos u mjaftua me golin e pjesës së parë që mban firmën e Tammy Abraham, i ardhur nga Chelsea me huazim me detyrim blerje.

Sulmuesi finalizoi aksionin e bukur të Calafiori. Në pjesën e dytë, verdhekuqtë iu afruan edhe golit të dytë, por lajmi i hidhur i natës është kartoni i dytë i verdhë për kapitenin Lorenzo Pellegrini.

LEXO EDHE  VIDEO/ Milani shtanget në "San Siro", Verona në avantazh të dyfishtë

Në fakt, me këtë të kuq sonte, ai do të mungojë në derbin e fundjavës ndaj Lazios, që barazoi sonte ndaj Torinos 1-1 (golat e Pjaca dhe Immobile).