• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emrat/ Tranferime e emërime prokurorësh, ja çfarë vendosi KLP

16:46 : 23/09/2021
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme miratoi disa vendime lidhur me transferime, emërime, dhe ndërprerje të procedurës së verifikimit për disa prokurorë.

Më propozim të anëtarit Bujar Sheshi, me 8 vota pro dhe 3 kundër (Gent Ibrahimi, Nurihan Seiti dhe Vatë Staka), rendit të ditës iu shtua diskutimi/ miratimi i caktimit të përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Sarandë në kushtet kur Drejtuesi aktual të kësaj prokurorie, Lorenc Mërkuri është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me datë 22.09.2021.

Me 8 vota pro dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, Gent Ibrahimi dhe anëtarëve Moisi Duda dhe Vatë Staka, Këshilli vendosi transferimin me pëlqim të Alfred Shehut, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore një vjeçare nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Gjithashtu, Këshilli vendosi më 8 vota pro, caktimi i përkohshëm i prokurorit Alfred Shehu në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për një periudhë kohore tre mujore nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.

Këshilli vendosi në mënyre unanime, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Arben Smaçi, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe për prokurorin Arben Dyla, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexo edhe:

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

Shkak për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët e sipërpërmendur, është vendimi i KPK-së për shkarkimi nga detyra të dy subjekteve të rivlerësimit.

Për shkak të këtij vendimi, prokurorët Arben Smaçi dhe Arben Dyla, pezullohen nga detyra dhe nuk mund të ushtrojnë funksionet e prokurorit deri në një vendim-marrje të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjithashtu, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Dorina Bejko, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidatja Dorina Bejko ka paraqitur kërkesën me të cilën ka deklaruar se tërhiqet nga kandidimi për pozicionin “Drejtues” në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shkak se me datë 23.07.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi emërimin e prokurores në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me Vendimin nr. 179, datë 03.06.2021, “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar procedurën administrative për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisionin e Vlerësimit i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale , Këshilli vendosi në mënyre unanime lejimi i kandidimit për 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatë, për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2021-2022, respektivisht, Arbër Delilaj; Arisa Shkrepi; Arjeta Plaku; Aulona Haxhiraj; Briselda Zhuzhi; Brisida Leka; Elsa Gjeli; Ema Lazaj; Enkelejda Meçka; Greta Dreni; Hava Memko; Kristi Jorgji; Mirjon Brahimllari; Olta Hadushaj; Ornela Ferhati, Rajmonda Xhelollari; Renato Tosku dhe Sonila Qerrolla.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për analizimin e aftësisive profesionale të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe për Ylli Pjetërnikaj prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Një kopje e këtyre Raporteve i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gjon Fusha, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, sipas relacionit bashkëlidhur dhe të lejojë kandidati prokuror Gjon Fusha të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin Albert Murçaj, për pozicionin e Drejtuesit të prokurorisë pranë gjykatës së Apelit Shkodër.

Pasi u njoh me relacionet shpjeguese të përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, KLP vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Dritan Gripshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Berat; të Neritan Hoxha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec; Violeta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe të Arta Marku në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Me 11 vota pro, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm të Elida Hoxhaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së parë Fier, në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të Kleanth Zeka në pozicionin e Drejtuesit pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Etiketa: klpProkurorevendime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

22:07 : 29/09/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
Para
1251050652

Kur "vret" babën!

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com