• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mosdeklarimi i dënimit të vëllait vë në vështirësi gjyqtaren Semiramis Hoxholli

20:55 : 22/09/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli u përball në KPK me pyetje rreth mosdeklarimit të dënimit të vëllait të saj në Greqi për trafik droge, ndërsa iu kërkuan shpjegime për një transfertë që kishte kryer për llogari të një pedagogu të saj drejt Kinës.

Çështja ndaj gjyqtares Semiramis Hoxholli pati një pjesë të parë të fokusuar mbi pasaktësi minimale. Gjyqtarja nuk kishte pasuri në emrin e saj dhe dukej që rroga ishte shpenzuar për jetës sëbashku me një overdraft dhe burimet ishin të mjaftueshme.

Kështu rasti u duk i qartë deri kur relatorja e çështjes Alma Faskaj, që ishte pjesë e trupës së kryesuar nga Etleda Çiftja me anëtare Suela Zhegun, tha se Komisioni kishte kërkuar shpjegime dhe detaje mbi një depozitë 57 mijë euro të vendosur në bankë nga nëna e saj. Paratë ishin të vëllait të gjyqtares dhe relatorja vuri në dukje se shpjegimet për punën që ai kishte bërë në Greqi nuk kishin qenë bindëse.

Hoxholli kishte këmbëngulur se periudha për të cilën po pyetej nuk i përkiste periudhës së saj si gjyqtare. Bëhej fjalë për kohën kur ajo ishte studente dhe se ajo nuk duhet të hetohej për këtë pjesë. Megjithatë gjyqtarja kishte sjellë shpjegime dhe siç tha dokumente mbi punën e vëllait.

Këmbëngulja në relatim për këtë pasuri pa lidhje me gjyqtaren u bë e qartë vetëm kur Faskaj duke iu referuar një “denoncimi të pa specifikuar” tha se vëllai i gjyqtares ishte dënuar në Greqi për trafik narkotikësh dhe se ky fakt nuk ishte deklaruar prej saj në formularin e vetëdeklarimit.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

Faskaj tha se vëllai i gjyqtares ishte dënuar fillimisht 12 vjet me akuzën e trafikut të narkotikëve, por në Apel vendimi ishte ulur në 4 vjet, ndërsa ai ishte konsideruar përdorues dhe ishte vënë në dukje se dozat me të cilat ishte kapur ishin të vogla. Sipas relatimit ai kishte bërë 2.8 vjet burg dhe pjesa tjetër ishte konvertuar me kusht dhe me gjobë.

Faskaj tha se parashikimet ligjore në këtë pikë ishin të qarta. Duke iu referuar Nenit DH të Kushtetutës Faskaj tha se në rast deklarimi të pasaktë “zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit”.

Sipas Faskajt pas pyetjes nga KPK Hoxholli kishte pranuar se vëllai kishte qenë i dënuar në Greqi, por jo për krim të organizuar.

Në shpjegimet e dhëna në sallë Hoxholli tha se hetimi ishte korrekt, por i kërkoi Komisionit të besonte se ajo dhe prindërit e saj nuk kishin qenë në dijeni të dënimit. “Nuk kisha arsye për të mos e deklaruar, pasi nëse e deklaroja nuk do më dëmtonte, mosdeklarimi më penalizon”, tha ajo, ndërsa u bë disa herë emocionale. Ajo tha se më vëllain ishin ndarë që kur ajo ishte 13 vjeç e ai 17 për shkak të emigracionit dhe kishte pasur gjithmonë një distancë mes tyre.

Ajo po ashtu e mbrojti vëllain duke thënë se deri para gabimit, ai kishte bërë punë të ndershme dhe se kishte sjellë dokumente që e provonin këtë punë.

Trupa dhe vëzhguesi ndërkombëtarë Ferdinando Buatier i bënë disa pyetje Hoxhollit në lidhje me mungesën e dijenisë. Buatier i tha asaj se e vetmja mënyrë për të besuar ishin rrethanat e çështjes.

Ai pyeti gjyqtaren sa herë vëllai kthehej në Shqipëri dhe më pas këmbënguli të dinte detaje mbi punët që ai kishte bërë në Greqi. Hoxholli tha se vëllai vinte çdo vit dhe ndonjëherë edhe në 14 mars për “Ditë Verë”. Ajo tha se i vëllai kishte punuar në kopshtari dhe në ndërtim dhe se kishte ruajtur dokumente për këto punë që ajo i kishte depozituar.

Hoxholli këmbënguli se me vëllain kishte biseduar për herë të parë për dënimin pasi ishte pyetur nga KPK. Ajo tha se pas kësaj edhe ia ati ishte tronditur. Ajo tha se i vëllai nuk kishte dashur t’i shqetësonte dhe këmbënguli se nuk kishte pasur arsye të mosdeklarimit.

Problem për Hoxhollin rezultoi edhe transferimi prej saj i një sasie prej 35 mijë eurosh në emër të një shtetasi kinez. Në relatim u tha se gjyqtarja e kishte bërë pagesën kur ishte studente dhe paratë ishin të një personi me inicialet N.M.

Nga sa u kuptua bëhej fjalë për të njëjtin person dhe të njëjtën formulë transferimi parash që penalizoi edhe magjistratin Artor Ylli. Vetë Hoxholli tha se ajo e kishte bërë transferimin në mirëbesim, pasi N.M dhe të shoqen i njihte dhe se kishte respekt për të si pedagog. Ajo tha se ia kishin kërkuar favorin për shkak të një kufizimi mbi shumat që mund të transferoheshin.

E pyetur nga Buatier nëse e kishte menduar që ky transferim po bëhej për të shmangur kufizimet dhe cili ishte qëndrimi i saj mbi këtë veprim. Hoxholli tha nuk nëse do i kërkohej në këto rrethana dhe pas asaj që kishte mësuar nuk do ta bënte më këtë favor.

Gjyqtares iu vunë në dukje edhe disa kritika nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë kryesisht mbi mungesë të audios në seancë dhe disa vonesa. Ajo tha se bëhej fjalë për kohën kur ishte stazhiere dhe se jo gjithmonë kishte pasur mundësitë për të qenë në sallat ku kishte kushte teknike.

Në fund ajo tha se e vlerësonte hetimin dhe se kishte qenë bashkëpunuese. Ajo tha se lutej që Komisioni ta besonte dhe të mos ia ndërpriste këtë rrugëtim. Vendimi për Hoxhollin u caktua në 24 shtator në orën 9.30. /BIRN/

Etiketa: gjyqtarekpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren Antonela Prendi për shkelje disiplinore

14:05 : 19/05/2025
Para

Romeu shpjegon: Ja pse rinovimi i Messi-t me Barcelonën ishte i pamundur

TË GJITHA

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com