Nga Ilir Sinanaj
Viti 2016 u karakterizua, ndër të tjera, me “reformën në arsim”, të cilën qeveria quajti një sukses që bazohet mbi meritokracinë, ndërsa nga ana tjetër me mijëra studentë dolën në rrugë për të protestuar rritjen e tarifave universitare si edhe procedurën e re të pranimit në universitete (duke bërë që shumë maturantë me mesatare të lartë të mos regjistroheshin në universitete).
Por kush kishte të drejtë? Përgjigja është në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë të vitit 2016. Me një fjali të thjeshtë, Bashkimi Evropian zhbën shumë dalje publike të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe kreut të qeverisë, Edi Rama, që propagondin sukesin e reformës në arsim. Sipas BE-së në Shqipëri “arsimi mbetet një sektor me rrezikshmëri të lartë për korrupsion dhe ndikim politik, në veçanti në arsimin e lartë”.
Por jo vetëm kaq. Një goditje të rëndë ka marrë edhe nisma e qeverisë për arsimin profesional. Sipas BE-së, kuadri ligjor i munguar për arsimin profesional e bën sektroin e arsimit profesional jo të zbatueshëm. Për më tepër BE-ja bën të jep të kuptohet se sektori privat nuk ka një bashkëpunim me sektorin e arsimit profesional. Për rrjedhojë nga kjo mbetet të kuptohet se daljet publike të sipërmarrësve të ndryshëm, përkrah zyrtarëve të qeverisë, në kuadër të arritjeve të arsimit profesional mun të ketë qenë një tentativë për të mbeledhur fonde si një OJQ e dështuar, në “kurriz” të fondeve publike.
“Ligji i ri për arsimin profesional, zbatimi i legjislacionit i lidhur me këtë dhe mekanizmat e garantimit të cilësisë mbeten për t’u miratuar. Mungesa e modernizimit të kuadrit ligjor të arsimit profesional është pengesë e madh për zbatimin e frytshëm të një numri masash në strategjinë e e punës dhe të të përftimit të aftësive. Përfshirja e sektorit privat në përpilimin dhe zbatimin e politikave për tregun mbetet një nevojë kritike. Shërbimet e punësimit dhe arsimit profesional duhet të zgjerohen në zonat rurale si edhe t’u ofrohen grupeve më në nevojë dhe të cënueshme. Arsimi mbetet një sektor me rrezikshmëri të lartë për korrupsion dhe ndikim politik, në veçanti në arsimin e lartë”, thuhet në faqen 78, të Progres-Raportit për Shqipërinë tê vitit 2016.