Këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë një postim prekës në Instagram për 23-vjeçaren Sabrina Bengaj, e cila u vra në pragun e shtëpisë nga burri i saj.
Gaçe shkruan se nuk ishte pjesë e protestës për të pasi ka parë që asgjë nuk ka ndryshuar për fatin e vajzave dhe grave që dhunohen, dhe se drejtësia ende nuk vepron dhe nuk jep dënimin e merituar për autorët.
Postimi i plotë i këngëtares:
Sot (dje), e dashur Sabrinë, duhet tē isha në shesh të protestoja për ty!
Ashtu siç kam bërë edhe për bashkëvuajtëset e tjera, ku njësoj si ty, kanë lënë pas një, dy ose më shumë fëmijë, jetimë.
Njësoj si ty, kanë lene pas prindër që bashkë me dhimbjen për humbjen e femijës se tyre do të rrisin edhe fëmijet tuaj, e do t’u duhet t’u shpjegojnë se si, nëna e tyre nuk jeton më.
Jo sepse u sëmur e s’kishte shërim.
Jo se pësoi ndonjë aksident.
Jo jo.
Do të duhet t’u shpejgojnē femijeve se nënat e tyre u vranë në menyrën më monstruoze nga ata që “i duan shumë” .
I vrasin në emër të dashurise se sëmurë.
Por, nuk di se si do ta bëjnë këtë shpjegim gjyshërit e shkretë për fëmijët që ngelen pa nënat e tyre, pa erën e tyre, pa dorën që i ledhaton.
Sot e dashur Sabrinë doja të protestoja edhe për ty, ashtu sic kam bere për shoqet e tua, që sot janë engjejt mbrojtes për femijet e kene mbas.
Por u dorezova, duke menduar se ne kete vend asgje nuk ka ndryshuar, duke ditur se ligji i ka lënë të lirë ata që nuk frikësohen për pasoja sepse monstrat e dine që dalin shpejt jashtë, që edhe pse mund të ketë një urdhër mbrojteje i cili nuk të mbron, thjeshtë u dorëzova.
U dorëzova ,e ligështuar,e pafuqishme për ta ndryshuar këtē dhimbje.
Nuk di si të të mbroj e dashur Sabrinë.
Ti ike….ashtu si shoqet e tua.
Kam frike për ato të tjera shoqe që ndodhen në të njejtat kushte si ty.
Çfare do të ndodhë me to?
A MUNDET NDONJËHERË KËTO MONSTRA TË DËNOHEN VËRTETË.
A DO TA DËGJOJMË NDONJËHERE SE DIKUSH, MORI DËNIMIN E MERITUAR QE DHUNON, PËRDHUNON, VRET MASKARON NJË GRUA?
A MUNDET DIKUSH, NDONJE GJYQTAR, PROKUROR , A NJË OFICER POLICIE TË MARRË VËRTETË NË MBROJTJE NJË GRUA,NËNË?
PO MENDOJENI NJË HERË SIKUR AJO TË ISHTE NËNA JUAJ, MOTRA JUAJ.
A DO TA KISHIT LIRUAR DHUNUESIN E SAJ????????
KUR DO TË KETË DREJTËSI?????
SABRINË, PUSHO NË PAQE.
ME DHIMBJE E THEM, ME DHIMBJE E SHKRUAj!
View this post on Instagram