• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret dogjën vendin, Rama përgëzon Peleshin: E nderoi Shqipërinë

15:58 : 03/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Zjarret shkaktuan dy humbje jete gjatë stinës së verës, si dhe dogjën bimësi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por kryeministri Edi Rama foli për një “rezultat përfundimtar optimist”.

Gjatë ligjërimit në bazën ajrore të Farkës, ku u fol për menaxhimin e zjarreve, kreu i qeverisë falënderoi partnerët e tij, ambasadorët Juri Kim dhe Luixhi Soreka për ndihmën që kryeministrit, i kanë dhënë Shqipërisë. Po ashtu, nuk mungoi as falenderimi për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, për të cilin tha se e ka “nderuar vendin” në luftën kundër flakëve.

“Dua të falenderoj ambasadorin e BE dhe ambasadoren e SHBA. Ky falenderim nuk është as formal dhe as diplomatik, dhe nuk është madje një falenderim për dy ambasadorët, por një falenderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha. Janë dy njerëz që menjëherë vihen në dispozicion të këtij vendi. Dua të falenderoj ministrin, sepse ka nderuar Shqipërinë në këtë moment sfidues, duke qenë ditë-natë pranë trupave”, deklaroi Rama.

Dy humbje jete

Dy persona, burrë e grua, humbën jetën nga zjarret në Lunxhëri. Ata ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zeneli, kur flakët u afruan me shpejtësi nga zonat ku vijonin prej disa ditësh, ndërsa autoritetet treguan pafuqi për ti vënë nën kontroll. Andrea Haxhiaj humbi jetën teksa së bashku me bashkëshorten, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre. Ndërsa e shoqja, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Lexo edhe:

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Për këtë ngjarje, sipas raportimeve mediatike, u shkarkua nga detyra shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të sotëm, u mjaftua vetëm duke u shprehur “ngushëllimet publikisht dy djemve që humbën prindërit në tragjedinë për shkak të zjarrit”.

Situata e rënduar me zjarret

Shumë zona të vendit u përballën me situata të rënduara për shkak të zjarreve. Qytetarët e Fierit panë një ndotje të paprecedentë prej ditësh me radhë, ndërsa djegia e mbeturinave pushtoi qytetin me një re të dendur tymi helmues.

Zjarret u shtrinë në 12 qarqet e vendit, duke djegur për ditë të tëra bimësi e duke shkaktuar ankth te banorët, të cilët shihnin flakët tu afroheshin banesave të tyre. Nga ana tjetër, autoritetet dukeshin të papërgatitura. Pafuqinë në përballjen me zjarret e konfirmoi në një prononcim mediatik edhe kreu i zjarrfikëses së Vlorës, i cili pranoi se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin.

Në veri të vendit, armiku më i madh i zjarreve u shfaq si një bekim nga qielli për banorët e natyrën: Reshjet e shiu që bënë punën të cilët autoritetet nuk arritën. Të tjerat zona, nuk patën aq fat…

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha gjatë aktivitetit se, zjarret dogjën 33.420 hektarë kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari.

Pavarësisht kësaj, për kryeministrin Edi Rama, rezultati përfundimtar ishte …optimist.

Etiketa: BoldnewsEdi RamaNiko Peleshizjarret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025
Para

Luftime të ashpra në Panjshir mes talebanëve dhe rebelëve, banorët braktisin vendin

TË GJITHA

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com