Gjykata ka lënë në arrest me burg sot, Drejtorin e burgut të Durrësit, Astrit Kotajn i cili akuzohet për shpërdorim detyre me llogaritjen e ditëve të burgut që solli më pas lirimin e Lulzm Berishës.
Kote akuzohet për falsifikim dokumentash lidhur me lirimin e ish-të dënuarit Lul Berisha, por ai deklaroi në gjykatë se “nuk kam lidhje me përllogaritjen e ditëve të dënimit të Lul Berishës. Kë pikë kam shkelur dhe çfarë kam falsifikuar?”
Drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kotaj u arrestua më 21 dhjetor 2016 pas akuzave të prokurorisë së Durrësit për shpërdorim të detyrës shtetërore dhe falsifikim të dokumentave pas lirimit me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.
Prokuroria e Durrësit nisi hetime kryesisht pas lirimit të tij me kusht dhe krahas drejtorit të burgut Kotaj, është shpallur në kërkim edhe juristi i burgut T. L. Hetuesit vlerësuan se dy të pandehurit kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit në burg të të dënuarit Lulzim Berisha.
Ata e shkurtuan në bashkëpunim me dy vjet e shtatë muaj kohën e burgimit të Berishës, në mënyrë që të përfitonte nga lehtësirat e parashikuara në ligj si lirim me kusht. I burgosuri Lulzim Berisha u lirua nga gjykata e Apelit në Durrës më 6 dhjetor pas një seri lehtësirash, që iu krijuan nga “sëmundja e rëndë”, “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi i dokumentave” e deri te rekomandime pozitive nga kryetari i bashkisë së Durrësit.
Por prokuroria e Durrësit nisi hetimet për shpërdorim detyre menjëherë pas lirimit me kusht të Berishës. Ai është dënuar me 25 vjet për disa vrasje dhe trafik narkotikësh. Ambasada amerikane deklaroi me rastin e lirimit të tij se “gjykata të korruptuara po japin vendime të papranueshme”.
Dënimi dhe lirimi i tij pas lehtësirash të herëpashershme është prej dy javësh temë e debateve të ashpra midis partive kryesore politike në vend. Prokuroria e Apelit në Durrës ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin me kusht të ish kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berisha.
Prokuroria theksoi se “nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale; për shkak të uljes së pajustifikuar të kohës së dënimit nga gjykatat për të dënuarin e burgosur për vepra të rënda penale; dhe për shkak të llogarive jo të sakta për kohën e burgimit”.
Prokuroria e Durrësit nisi hetimet me nismën e saj për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore dhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave u vendos me lirimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.
Sipas Prokurorisë, “ka dyshime të arsyeshme, që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të Berishës”.
Janë një seri vendimesh të debatueshme të dhëna nga disa gjykata të vendit në favor të Lulzim Berishës, të cilat ngrenë dyshime dhe për shkelje ligjore, që çuan fillimisht në ndryshimin e dënimit nga burg të përjetshëm, në 25 vite burgim, dhe më pas reduktime të njëpasnjëshme, deri në vendimin e 5 dhjetorit të këtij viti për lirimin e tij me kusht.uke folur për një procedurë rutinë.