• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat e dyshimtë të rrugëve/ Ergys Verdho largohet nga ARRSH. Promovohet drejtues i KESH-it

12:15 : 08/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ergys Verdho, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar deri pak ditë më parë, është larguar “pa zhurmë” nga ky institucion, duke u emëruar administrator i Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare (KESH. Sh.a).

Vendimi është marrë nga Ministrja e Infrastrukturës, ndërkohë që nuk është bërë asnjë njoftim për ndryshimet në radhët e drejtuesve të institucioneve që menaxhojnë miliarda lekë fonde publike.

Verdho emërohet në vend të Besjan Kadiut, i cili zëvendësoi për pak javë ish-drejtuesin e KESH sh.a, Benet Beci, i zgjedhur aktualisht deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

Në foto: Ekstrakti i QKR mbi ndryshimet në drejtimin e shoqërisë publike ‘KESH sh.a”

Në vend të Ergys Verdhos, në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është vendosur Evis Berberi, i cili deri pak kohë më parë ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

Në foto: Njoftim rutinor i ARRSH, dt.08.06.2021, ku Evis Berberi shfaqet si drejtor i institucionit

“Tenderat e dyshimtë” të Verdhos

Ergys Verdho u emërua drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tetor 2019, pasi më herët kishte mbajtur postin e zv.drejtorit dhe titullarit të komanduar të këtij institucioni.

Gjatë periudhës që drejtoi autoritetin menaxhues të rrugëve në Shqipëri, ndaj Verdhos janë ngritur dyshime të shumta publike mbi mënyrën e realizimit të tenderave publikë.

Megjithëse ndaj tij nuk është njoftuar asnjëherë nisje e hetimeve penale nga drejtësia, gjithësesi procedurat e ndjekura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për procedurat mbi ndërtimin, por sidomos për mirëmbajtjen e akseve rrugore, janë shoqëruar me pikëpyetje të vazhdueshme.

“Boldnews.al”, si edhe media të tjera, kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme mbi këto dyshime, nisur nga interesi më i lartë për monitorimin e menaxhimit të parave publike.

Vetëm pak ditë para largimit të Ergys Verdhor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur rezultatet e një tenderi 800 mijë euro, nëpërmjet të cilit synohen të mbyllen “gropat” e krijuara në zonën Vlorë-Orikum-Jonufër nga mirëmbajtja aspak normale e kompanisë “Salillari”.

Pak para këtij tenderi, ARRSH nën drejtimin e Ergys Verdhos shpalli fitues të një tenderi rreth 1.5 milionë euro për sinjalistikën rrugore në rajonin qendror një bashkim operatorësh, të përbërë nga shoqëri që janë në pronësi të babë e bir, Nikolla dhe Stefan Çaçi.

Në prill 2021, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, ARRSH e Ergys Verdho shpërndau rreth 15 milionë euro për kompanitë që po ndërtojnë aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”.

Po në kohën e fushatës elektorale, ARRSH e drejtuar nga Verdho, shpalli një tender me vlerë 2 milionë euro për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës, në Tiranë.

Një nga tenderat më të debatuar, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përgjatë vitit 2021, është ai për rikonstruksionin me urgjencë të rrugës së Borshit, i shkatërruar në mënyrë skandaloze nga shirat e janarit.

Aksi rrugor Vlorë-Sarandë, nën mirëmbajtjen e kompanisë “Salillari”, u nda në mes në zonën e fshatit bregdetar të Borshit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk kërkoi asnjë përgjegjësi tek kompania mirëmbajtjëse, por shpalli një tender mbi 1.5 milionë euro për rikthimin e tij në gjendje funksionale. Tenderi u fitua më pas nga kompania “Gener 2”.

Lista e tenderave të dyshimtë, të zhvilluar nga ARRSH gjatë drejtimit të Ergys Verdhos është e gjatë. Megjithatë, ai nuk pati asnjë shqetësim disiplinor apo penal mbi procedurat të shoqëruara me pikëpyetje.

Përkundrazi, Ergys Verdho u promovua në një tjetër ndërmarrje publike, e cila gjithashtu menaxhon miliarda lekë të qytetërave shqiptarë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik
AKTUALITET

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025
Para

Aksidentoi 33-vjeçarin, largohet nga vendi i ngjarjes, SHÇBA arreston policin/ Detajet

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com