Qarkullimi i masave ajrore të qendrueshmë do të vijojë edhe ditën e enjte. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës prani vranësirash shtresore kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9°C deri në 25°C
zonat e ulëta 11°C deri në 29°C
zonat bregdetare 13°C deri në 28°C
Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!