• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ripërsëritja e zgjedhjeve/ PD paraqet ankimimet: Nga patronazhistët te blerja e votave

10:35 : 12/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pretendimet e koalicionit PD-AN, në bazë të të cilave kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.

“Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cënuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve.

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore. Shtylla e parë ka të bëjë me blerjen e votës përmes personave me të shkuar kriminale.

Çuçi në Gjirokastër, ndërsa drejtuesi i fushatës ishte Arianit Arapi ish-shefi i policisë i akuzuar për lidhje me Emiljano Shullazin.

Lidhja me Çuçin daton më herët. Ky shtetas ka përdorur funksionin e tij dhe ka lejuar konsumin e lëndës narkotike në Tepelenë. Ata kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës, këto fakte janë konfirmuar edhe në burime zyrtare.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Shitblerja e votës është një nga problematikat kryesore të konstatuara edhe nga OSBE. Fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Shteti dhe partia u shkrinë në një të vetme. Shteti u vendos në shërbim të partisë dhe ne kemi depozituar 12 prova për qarkun e Gjirokastrës.

Në 24 raste të denoncuara, deputetët e PS në Gjirokastër promovuan investime publike në periudhën para zgjedhjeve. Ministrat vazhduan me angazhimet e tyre gjatë fushatës duke u shfaqur me maska dhe bluza me numrin 12.

Gjatë fushatës u konstatuan raste të shumta që janë denoncuar se në të gjitha nivelet e administratës ishin përfshirë në fushatë duke mbështetur kandidatët e Partisë Socialiste. Nëpunësit civilë u vendosën në presion për të mbështetur PS në të kundërt do të shkarkoheshin nga puna. Dhënia e kartave të identitetit apo të dhënave të tjera personale, pëlqimi apo shpërndarja e postimeve të PS. Nëpunës të niveleve të ulëta dhe të mesme kanë denoncuar presionin e vazhdueshëm të eprorëve të tyre. Presionet ndaj nëpunësve publikë u evidentuan edhe nga OSBE.

Së treti janë punësimet masive para zgjedhjeve. Qeveria nxori rreth 28 vendime duke shtuar numrin e punësimeve në strukturat e qeverisjes vendore. Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm. Mes tre mujorit të tretë dhe të katërt punësimi në sektorin publik është rritur ndjeshëm.

Shteti vendosi në shërbim të partisë të dhënat personale. Skandali me të dhënat personale u evidentua edhe në raportin e OSBE”, u shpreh Logu.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Shkëmbejnë puthje pasionante në sy të Geljanit/ Atdheu dhe Sara dalin çift nga Për’Puthen

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com