• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vettingu/Loja e PD-së për ta shtyrë apo një skandal i EURALIUS

19:38 : 01/12/2016
në KRYESORE, POLITIKE
RAMA TAKON BASHEN - Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi.	/r/n/r/nBASHA MEETS RAMA - Prime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

RAMA TAKON BASHEN - Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi. /r/n/r/nBASHA MEETS RAMA - Prime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.

Nga Boldnews.al

Ligji për Vettingu-n është futur në një qarkore të errët ku dyshimet për tjetërsimin e dokumentit nëpërmjet përkthimit implikon zyrtarët e EURALIUS. Por nga ana tjetër, kjo nuk nxjerr të paprekur opozitën e cila po bën përpjekje për të shtyrë votimin e Vettingu-t në parlament.

Misioni europian që asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë, EURALIUS është autori i përkthimit në anglisht të ligjit të Vettingu-t që i është dërguar Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Burime për Boldneës.al bëjnë me dije se përkthimi ka gabime të rënda që ndryshojnë kuptimin e neneve të ligjit të Vettingu-t dhe paragrafet thelbësore të tij nuk përputhen me variantin shqiptar të miratuar në Parlament.

Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese, e vënë në dijeni nga opozita që pretendon se varianti në anglisht rrëzon të gjithë thelbin e ligjit, u detyrua ta përkthente me ekspertë të tjerë Vettingun dhe t’ia dërgonte sërish Venecias një ditë më parë.

Ky gabim, rastësor apo i qëllimshëm duket se i ka kushtuar pozicionin e punës shefit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, i cili është larguar me urgjencë nga Shqipëria rreth një javë më parë. Zoti Deville e mbaronte zyrtarisht mandatin e tij si Shef i misionit EURALIUS në Gusht të vitit 2017.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kjo është hera e dytë kur ekspertë të misionit EURALIUS kapen “mat” me gabime në trajtimin e dokumentacionit të reformës në drejtësi. Në verë, një natë përpara votimit të reformës në drejtësi, njeri nga ekspertët e EURALIUS u shpreh se po paraqiste në tryezën e debatit opinionet dhe sugjerimet e Brukselit ndërkohë që një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte komunikuar fare me ta.

Misioni EURALIUS është një entitet i Bashkimit Evropian i cili ndihmon Shqipërinë  në jurisprudencë, për reformat ligjore dhe kushtetuese. Por ky entitet në vend që ta përmirësojë, e ka nxirë imazhin e Shqipërisë, duke e turpëruar si para Komisionit të Venecias ashtu edhe në sytë e Bashkimit Europian.

Por ky gabim i misionit të EURALIUS duket se po shfrytëzohet politikisht edhe nga Partia Demokratike. Në një tentativë për të ndikuar në rekomandimin e KE-së për Shqipëri më 12 dhjetor, Partia Demokratike po shfrytëzon këtë gabim të EURALIUS. Madje në këtë “lojë” mund të jetë përfshirë edhe Gjykata Kushtetuese e cila ka marrë përsipër përkthimin për herë të dytë të draftit të Vettingu-t.

Boldnews.al mëson se më 25 tetor është bërë mbledhja e Komisionit të Venecias dhe opinionin e tyre ia ka dërguar të dy palëve politike, PD dhe PS. Burimet shtojnë më tej, se Komisioni i Venecias duhet ta mbyllë draftin final në datë 7 dhjetor dhe do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë ky opinion do të merret parasysh nga Këshilli i Europës për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërsa palëve në Shqipëri do tu dërgohet më datën 9 dhjetor.

Ndërkohë më 12 dhjetor pritet të jepet edhe rekomandimi i KE-së për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Boldnews.al bën të ditur nga burime diplomatike se pritet të hapet drita jeshile për negociatat me Shqipërinë, por vendet anëtare do të vendosin si kusht datën. “Në momentin që do të shohim progres për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera, do të ulemi për të caktuar datën.” – do të jetë përkufizimi i rekomandimit të KE-së në vija të trasha.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi.	/r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Blushi kundër buxhetit: U merr para të varfërve dhe ua jep të pasurve

TË GJITHA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com