• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuburja e zbrazur nga fryma e Ramës!

16:53 : 20/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edhe kjo kishte mbetur pa ngjarë në Kavajë. Gjithçka e kishte provuar ky qytet, mbanin mbi shpinë një kryebashkiak me tre emra, të dënuar për përdhunim në grup dhe trafik droge, por me izmin e Ramës, Roshi u bë Rilindas i paprekshëm. Iku ai po vijnë të tjerë lokalistë me sy të errësuar nga abuzimi, duke tërhequr pas vetes persona me të shkuar kriminale, që për Rilindjen janë “çuna boba” sepse kanë vrarë e prerë.

I tillë konsiderohet për Rilindjen edhe Ndiçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me armë zjarri duke plagosur sekretarin e përgjithsmë të PD-së në Kavajë Bledar Okshtunin. Bashkë me shkrehësin e kobures, ishin edhe dy drejtuesit e lartë të Policisë Bashkiake të Kavajës Dorjan Tropolini dhe Markel Shtylla. Duhet të ishin prangosur, por u lanë të qetë nga policia që nuk guxon të zgjasë prangat në duart e përgjakura, vetëm se ato duar shërbejnë për të marrë dhunshëm vota për Edi Ramën.

Ndërsa vendin e ka në qeli, atentatori shfaqet në “video-konferencë” duke pretenduar se ka bërë shumë për PD-në dhe ishte një i “djathtë”. Kaq deshi kryeministri ynë për t’i dalë në mbrojtje Çimit që shkreh kobure… Por vetëm pak minuta më vonë u publikuan fotot që tregonin atentatorin ndërsa drekonte krah kryebashkiakut të Kavajës dhe dy bashkëpunëtorëve të tij që kreu plagosjen, Dorjan Troplinit dhe Markel Shtyllës.

Ai nuk ka emër tjetër përveçse një personazh i botës së krimit që kërkohet edhe në Itali për vrasje, por koburen e shkrehu me frymën e Ramës. Personazhe të tillë kanë gjetur strehë në oazin e pushtetit dhe janë të gatshëm të vrasin për partinë që i mban të lirë, u jep benefite deri në tendera dhe bëjnë ligjin e xhunglës me vulën e pushtetit në xhep.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Në Kavajën e vogël i njohin të gjithë këta personazhe, por kryeministri nuk lë nënën e djalit të plagosur as të qajë, nuk e lë të plagosurin as të rënkojë. Krimineli për fat të keq ka ngjyrë dhe ajo është miksimi mes të kuqes gjak dhe haluçinacionit rozë, nga ku ka dalë një sekt i ri, ngjyrat e Rilindjes.

Vetë emri nuk shkon, sepse Rilindja po vret edhe në prag të zgjedhjeve. Marina e pushtetit shkon deri në pikën e provokimit dhe shantazhit ku pasi të qëllon natën, të përçmon ditën, duke i dhënë edhe më shumë fuqi personave me kobure në brez, që gjezdisin të lirë nëpër qytet në mbrojtje të pushtetit.

Gishti që shkrehu këmbëzën nuk është i Ramës, por fryma që përçohet edhe pasi plumbi shkon deri në koçkë është e tij dhe e personave që e rrethojnë. Qytetarët e Kavajës me të drejtë edhe mund të tremben, sepse kobures nuk i përgjigjen me kobure, as shantazhit me shantazh. Por, “çuna si Çimi” pushteti ka shumë dhe sot janë shpërndarë kudo, duke u bërë patronazhistë të së keqes, aq sa i japin vetes atributin për të tentuar t’i marrin jetën tjetrit, vetëm se përse mendon ndryshe dha kë bindje politike të kundërta.

Etiketa: frymakavajaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Automjeti merr flakë në ecje

TË GJITHA

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

08:53 : 06/10/2025

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

08:46 : 06/10/2025

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

08:38 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com