• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët, 1.5 miliardë lekë për rrëshqitjen në Borsh për tekat e Ergys Verdhos dhe Salillarit

17:42 : 19/04/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur me shpejtësi tenderin për rrëshqitjen e Borshit. Rruga që u bë meme dhe simbol i korrupsionit për javë me radhë, kësaj herë do të rikostruktohet. Por, jo me paratë e kompanisë që duhet ta mirëmbante atë rrugë, por të vetë shqiptarëve. Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho ka hapur tenderin emergjent, duke akorduar plot 1.5 miliardë lekë të vjetra për rikonstruksionin.

BoldNews ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka një fond plot 136.091.758 lekë. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 4.5 muaj. Tenderi do të zhvillohet në datën 5 maj, ndërsa bashkëlidhur ka edhe dokumentet e tenderit.

Lexo edhe:

Vlora turistike e Ramës! Borshi pa energjie elektrike që mbrëmjen e djeshme

Plagosja në Borsh/ Policia: Hekuran Çelaj pasi u dhunua, u largua nga lokali dhe u kthye me automatik

Sipas saj, aksi rrugor Qeparo-Sarandë përgjatë viteve 2007-2009 i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë duke përfshirë edhe zgjerimin e tij përgjatë gjithë gjatësisë. Kjo rrugë është përfshirë në kontratën e mirëmbajtjes në mënyrë periodike me ARRSH-në.

“Gjatë mirëmbajtjes në këto zona janë kryer vetëm disa ndërhyrje brenda sferës së kontratës kryesisht në sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës si dhe në rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore” thuhet në këto dokumente.

Sipas ARRSH-së, gjatë viteve 2013-2015 në disa zona përfshirë këtu edhe lagjen Vonja të Borshit u shfaqen dukuritë e para të problematikave të rrëshqitjeve, të cilat janë ende aktive. “Në këtë zonë konstatohet se muri mbajtës në krahun e djathtë (drejtimi Himarë-Sarandë) ka humbur aftësite e tij mbajtëse i cili është shkatërruar duke sjellë dhe dëmtim të trupit të rrugës në gjysmën e gjerësisë së tij në një gjatësi rreth 135ml. Momentalisht ky aks rrugor ka vështirësi në qarkullim dhe është bërë i pakalueshëm për mjetet e rënda” thotë vetë ARRSH.

Në dokumentet e vetë ARRSH-së thuhet se rruga ka qenë në tender për mirëmbajtjen. Por, një çarje e thellë dhe shkatërruese përshkoi rrugën kombëtare Llogara-Sarandë në fshatin Borsh, pas shirave të para të Janarit 2021. Në verën e vitit 2020, ky aks rrugor i ishte nënshtruar procesit të mirëmbajtjes nga kompania “Salillari”, e cila ka nënshkruar një kontratë mbi 13 milionë euro me Autoritetin Rrugor Shqiptar, për periudhën 2017-2022.

Por, ndërhyrja e “Salillarit”, e cila në fotot propagandistike të Autoritetit Rrugor Shqiptar duket si vizatim i përkryer, në fakt rezultoi një dështim total. Rruga u nda në mes dhe një pjesë e saj u rrëzua, duke e shndërruar këtë aks rrugor në thuajse të pakalueshëm.

Pas kësaj ngjarjeve, reagoi Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili njoftoi publikisht se ka nisur një procedurë audituese urgjente për hartimin e projektit dhe, sidomos, zbatimin e tij. Dhe, me gjithë këto abuzime, shqiptarët do të paguajnë sërish për tekat e Ergys Verdhos dhe të kompanisë “Salillari”.

Etiketa: BorshSalillariverdho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora turistike e Ramës! Borshi pa energjie elektrike që mbrëmjen e djeshme

09:09 : 04/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në Borsh/ Policia: Hekuran Çelaj pasi u dhunua, u largua nga lokali dhe u kthye me automatik

18:35 : 31/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet shoferi që shkaktoi përplasjen

10:18 : 31/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Borsh, identifikohen viktimat/ EMRAT

14:55 : 30/07/2025
Para

VIDEO/ “Si i gjuan robve ti mor të q*fsha robt”, momenti i neutralizimit të Rudolf Nikollit

TË GJITHA

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com