• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona euro për Becchettin, Vasili: Të hetohen Rama, Veliaj e Agaçi

19:50 : 05/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh sot se Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Sekretari i Përggjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, duhet të hetohen, pas vendimit të Arbitrazhit që detyron Shqipërinë të paguajë mbi 120 mln euro në favor të biznesmenit Becchetti.

Vasili tha se ky është dënimi më i madh që njeh historia e Shqipërisë dhe që është dhënë nga arbitrazhi ndërkombëtar, apo ndonjë gjykatë tjetër ndaj Shqipërisë, dhe shqiptarët dënohen jo për faj të tyre, por për faj të kryeministrit të tyre.

“Kryeministër, i cili shpërdoron ligjet e shtetit, i shkel dhe i dhunon këto ligje dhe kërkon që nëpërmjet arbitraritetit të pushtetit të tij të mbyllë gojën e medias, sepse e vërteta i dhemb dhe e tmerron Edi Ramën dhe kjo e vërtetë nuk duhet të dalë kurrë sipas tij.

Është e qartë që të tre këto personazhe, Edi Rama në krye, udhëzues, frymëzues dhe ekzekutues, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë qartësuar edhe në vendimin e Gjykatës ndërkombëtare si tre shtyllat ku bazohet dënimi, i cili dënon shqiptarët me 120 milion euro në kohët shumë të vështira të pandemisë, në kohët pas tërmetit, por që do ishte një dënim shumë i rëndë, i tmerrshëm dhe i pamerituar në çdo kohë.

Është qartësuar që Edi Rama shantazhoi dhe paragjykoi dhe çoi falangat e tij të krimit shtetëror kundër biznesmenit, vetëm e vetëm që ti mbyllte gojën. Erion Veliaj e kërcënoi haptas dhe qartë duke i thënë që qeveria do të jetë armiku juaj. Ç’ është ky bastard që guxon të thotë që qeveria do të jetë armiku i një biznesmeni, sepse ky paska zënë me gojë Erion Veliajn dhe e paska kritikuar atë?

Lexo edhe:

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Ndërsa tjetri, Sekretari i Përgjithshëm, që ç’ hyn Sekretari i Përgjithshëm, ky njeri teknik në çështjet politike dhe në kërcënimin e medias, i kërkon dhe i ofron mediat e tjera mike të dashura të qeverisë, për të negociuar dhe për të dhënë e për të marrë në mënyrë që të mos i kundërvihen qeverisë. Pra, çdo gjë, çdo mjet, me çdo kusht që të mbyllet goja e një mediaje dhe në këmbim të kësaj dënohen shqiptarët me 120 milion euro në mënyrën më të padrejtë dhe më të poshtër”, tha Vasili.

Sipas tij, sot drejtësia është e thirrur në provë.

“Kjo çështje ulëret dhe kjo çështje ka përgjegjësi individuale të drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaci.

Asnjë sekondë drejtësia nuk mund të presë më. Shqiptarët nuk mund të durojnë një drejtësi e cila dënon egërsisht për 30 mijë lekë apo 50 mijë lekë të vjetra energji elektrike të papaguar shqiptarët e ku disa prej të cilëve kanë humbur jetën në burg e të shikojnë sesi miliardat shpërdorohen nga një bandë mafiozësh në qeveri, vetëm e vetëm, për të mbyllur gojën, për të mbyllur të vërtetat. Shqiptarët e dinë dhe ne e dimë.

Dhe të gjithë e dinë, që Edi Rama kërkon njerëz pa gojë dhe pa votë, sikurse kërkon që shqiptarët ti zëvendësojë me bangladeshas, të cilët nuk dinë shqip dhe nuk kanë të drejtë të votojnë”, tha Vasili.

Etiketa: becchetiRamavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
Para

Fleta e votimit, Soreca: Partitë tani të përqëndrohen tek programet

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com