Mjeku shqiptar në SHBA, Arban Domi ka qenë i ftuar në Fax News për të folur mbi situatën pandemike në vendin tonë dhe procesin e vaksinimit.
I pyetur në rast se ka marrë ndonjë telefonatë nga ndonjë anëtar i Komitetit Teknik apo përfaqësues të Ministrisë per t’i marrë mendim në lidhje me vaksinat që duhen përdorur, Domi u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai madje shtoi se ka raste kur specialistët shqiptarë në botë janë denigruar.
Sipas Domit, dyshimet për vaksinën kineze burojnë nga fakti që kjo vaksinë nuk ka të dhëna të publikuara. Domi thotë se që një vaksinë të aprovohet duhet që prodhuesi të publikojë të dhënat e më pas EMA e certifikon atë.
Duke folur për kurbën dhe ndikimin e vaksinimit për uljen e saj, mjeku Domi theksoi se sipas atij kurba nuk do ulet, por madje do rritet gjatë muajit maj në rrethe.
Intervista:
Sinovac?
Me njohuritë që kam në fushën e vaksinave. Në këtë rast, qeveria kineze që është pronare e kompanisë nuk ka pranuar në asnjë moment që të publikojë të dhënat. Që të aprovohet, duhet që dokumentacioni duhet të dërgohet nga prodhuesi. Nëse dokumenti është i pranueshëm, i dërgohet agjensisë rregullatore për aprovim. Dyshimet janë në të gjitha. Nuk dimë asnjë të dhënë. Nuk mund të japësh as një koknluzion. Të supozojmë se siguria nuk ka probleme. Efikasiteti që ka treguar në vende të ndryshme është shumë i ulët. Nëse shtojmë dhe variantet e reja, është absolutisht logjike që efikasiteti është më i ulët. Nga ana profesionale, si më të qëna pranojnë efikasitetin e Brazilit. Indonezia e Turqia, parametrat e përcaktuara kanë qenë të pamjaftueshme.
Pse ka paragjykim per vaksinat kineze dhe ruse?
Sutnik V ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga EMA. Duhet ta ndaj plotësisht nga Sinovac nuk ka asnjë të dhënë. Në kohët moderne kur ka teknologji të reja , kjo teknologji nuk përdoret kur virusi ka pasoja vdekjeprurëse. Nuk është rastësi që vendet më të zhvilluara nuk e tentuan fare një platformë të tillë në fillimet.
A keni marrë ndonjë telefonatë për t’iu kërkuar mendim?
Për fat të keq jo. Nuk jam i vetmi, sepse kam kontakte me kolegë shqiptarë të tjerë kudo në botë dhe askush nuk është afruar te ne. Përkundrazi kam vënë re në disa raste për specialistët jashtë Shqipërisë mundohen t’i denigrojnë.
Kurba pas vaksinës?
Kurba do vazhdojë rritjen, veçanërisht në rrethe. Muaji maj mund të ketë rritje të numrit të shtrimeve në spital. Vera mund të jetë pak më e ekuilibruar, ndërsa vjeshta kam dyshimet se do të jetë më e vështirë.