• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LIVE/ “Rama ik”, nis mitingu i hapjes së fushatës së PD. Açka: Të çlirojmë Shqipërinë nga baronët

18:22 : 25/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nën thirrjet “Rama ik” dhe “Edi Rama ka mbaruar” është çelur në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, fushata e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Mitingu u hap nga kandidatja e Qarkut të Elbasanit, Flutura Açka, një prej risive të listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Açka tha se si njeri i mësuar me vesin e bukur të vetmisë është mësuar me gjërat e dashura, një prej të cilave është edhe kjo që jam këtu mes jush.

“Mu deshën vetëm pak çaste për të vendosur pasi kreu demokrat Lulzim Basha më ftoi të jem pjesë e listës së kandidatëve të PD. Kjo është një kohë e turburllt për demokracinë shqiptare dhe unë s´mund të qëndroja indiferente”, tha Açka.

Ajo u shpreh se tashmë ka hyrë në zemrekun e demokracisë dhe po kupton sepse çfarë i shtyn ato dhjetra e qindra shqiptarë që të trokasin derë më derë te qytetarët shqiptarë.

Lexo edhe:

“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

“Presion dhe blerje vote”/ Raporti i delegacionit të KiE: PS përdori administratën në fushatë

“Synojmë një jetë më të bukur se kjo Shqipëri që jemi sot. Në 4-5 porta ku trokas njëra nuk hapet dhe më thonë se banorët e saj janë larguar nga Shqipëria. Kanë ikur se nuk kishin punë, nuk kishin shpresë. Ne sot do ia kthejmë shqiptarëve shpresën dhe këtë do e bëjmë duke ndrequr demokracinë. Ne rrezikojmë të shkojmë drejt diktaturës, ndaj duhet të ndreqim demokracinë tonë”, tha Açka. Sipas saj vetëm kështu do të çlirojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, kullave dhe gazit lotsjellës.

Fjala e Flutura Açkës

Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam Flutura Accka, shkeimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë kudo që të jeni, të nderuar demokrat të këtij sheshi të pranishëm dhe tani ku jenëi në front tani në betejën e fushatës elektorale, të nderuar koleg kandidat, i nderuar Zoti Basha!

Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Si njeri i mësuar me dekada me vesin e e bukur të vetmisë edhe pse jam njeri i fjalës dhe i stërvitur me lojën e saj, nuk e kam të lehtë të ndaj nga vetja emocionin edhe kur them të vërtetën nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Dhe një nga gjerat e dashura është edhe të jesh këtu sonte, me një përgjegjësi të jashtë zakonshme. Edhe një nga ato gjërat po aq të dashura është edhe kujtesa si arkiva më e brishtë e njerëzimit.

Për kujtesën, për shpresën, për të vërtetën dua të flas sot. E pra për një natyrë si e imja kapërcimi nga vetmia te shumësia njerëzore nuk është aq e lehtë ndaj nuk ka qenë e lehtë t’i përgjigjesha ftesës së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar këtij aksioni të madh që po nisim sonte. Nuk ka qenë hezitim por përgjegjësi për të thënë “PO” dhe mu deshën vite të mendoja por vetëm pak çaste të vendosja. E përsëris, vetëm pak çaste sepse t’i thuash jo në kohëra si e jona nuk bën gjë tjetër veçse pohon postulatin e përjetshëm. Sepse t’i thuash jo kohërave si e jona nuk bën gjë tjetër vetëm se pohon postulatin e famshëm te Dantes për vendin që ka në ferr indiferentët në kohë të turbullta dhe a ka kohë më të turbullta sot se kjo për demokracinë shqiptare. Unë vendosa të mos isha indiferente në kohëra kaq të turbullta, duke më besuar kandidaturën për deputete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Elbasan në fakt ju më kthyet te kujtesa ime për të cilën fola tani edhe më tej. Ju më shtyhet të njoh një botë mrekullitëse, aq që më ka bërë edhe më të ndjeshme sa Zoti më ka bekuar me magjinë e fjalës.

Duke hyrë në zemërakun e demokracisë, në zemër të asaj që deri dje e kam parë nga larg dhe kam gjykuar ndonjëherë për mirë a për keq, me kureshtje dhe magjepsje po zbuloj se çfarë i shtynë këta dhjetëra e qindra shqiptarë të thjeshtë që takoj për ditë e që shumë shpejt do të bëhen mbase me mijëra, të mblidhen, të trokasin portë më portë, të më shohin në sy, të ndajnë me mua çdo ditë gazmentin e tyre bashkë me ëndrrat për një jetë më të bukur për vete dhe familjet e tyre.

Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi te fitorja. Pas tyre janë familjet e tyre, fqinjët e tyre, të afërmit e tyre, lagjet e tyre, bashkëqytetarët e tyre që nuk kanë rëndësi se çfarë ngjyre kanë por janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur se kjo Shqipëri që kemi sot. A e gjej unë dot fuqinë të tradhëtoj dashurinë dhe përkushtimin e tyre? Kurrë! Nga çdo anë, nga çdo katër a pesë porta ku trokas njëra nuk hapet. Më thonë se banorët e saj kanë ikur. Vitet e fundit madje kanë marrë arratinë. Vetëm mes të afërmve të mi në Elbasan janë larguar vitet e fundit udhëve të Europës 10 djem e vajza të reja, mjekë, arkitektë, juristë, teknicienë. Ikën se ishin të papunë, nuk kishin identitet, u kthyen në parazitë dhe po harxhonin rininë e tyre kafeneve.

A kemi ne përgjegjësinë tua bëjmë Shqipërinë joshëse dhe t’i kthejmë ata pas? Po, o sot o kurrë! Por kësaj do t’ia dalim vetëm duke ndrequr demokracinë sikurse na mëson Losa një shkrimtar dhe politikan i madh peruan që ka shkruar jë nga librat më të bukur kundër diktaturës. Ai thotë në mënyrë urdhërorë: Ose ndreqe demokracinë ose shko në diktaturë. Kjo është ajo çfarë rrezikojmë me këto zgjedhje. E pra kjo është alternativa e këtyre zgjedhjeve që kemi përpara, ose të ndreqim demokracinë tonë ose të shkojmë në diktaturë. Vetëm kështu do ta çlirojmë Shqipëinë nga baronët e drogës, nga baronët e kullave, nga baronët e gazit lotsjellës, nga baronët që shembin teatro. Vetëm kështu do të kthejmë demokracinë e vërtetë.

Të fillojmë ta ndreqim që sonte. Por këtë nuk e bëjmë dot vetëm, por me këtë armatë njerëzish plot ëndrra qofshin demokratë a qytetarë të thjeshtë pa parti që na ndjekin dhe presin të mos e kthejnë përkushtimin e bijëve të tyre në fushatat tona si mish për top për karriget parlamentare. As t’i tradhtojmë të nesërmen e zgjimit në hollin e pushtetit. Unë personalisht nuk do ta bëj kurrë. E si do ta bëj këtë. Ja ashtu, thjeshtë. Sa herë të zgjohem në mëngjes dhe të zgjedh se çfarë do të vesh në garderobën time shpesh firmato të kujtohem se sa shqiptarë të thjeshtë mbahen me rrobat e tregut rom dhe i zë gjumi nën erën e naftalinës. Sa herë të më shtrohet përpara ndonjë darkë e bollshme nën shandan të kujtohem për qindra qytetarë që që ngrysen ende me kaçamak sonte. Sa herë të krekosem nëpër ekrane për të dhënë mend me leximet e mia, të kujtohem se vogëlushët në periferi të Shqipërisë të cilët zënë punë fare fëmijë sepse nuk ka mundësi të shkollohen dhe sa herë të ngjisë avionin në emër të Shqipërisë që mëton të bëhet Europian, të kujtojmë për vajza dhe djem që ngjisin avionin e fundit për ta braktisur përfundimisht Shqipërinë.

Ata, unë nuk do ti tradhëtojë kurrë. Dhe ky nuk është premtim por detyrim dhe kjo nuk është retorikë populiste por marrëveshje publike njerëzore. Unë do të ndiej turp të jem e pasur në një vend që është i varfër dhe kjo nuk është shprehja ime por e Konfucit.

Besoj se të tillë do ndihen edhe kolegët e mi. Unë jam një grua e lirë ndër ata që kanë shkruar reportazhet e para të demokracisë thuajse 29 vjet më parë kur luftonte për fjalën e lirë , për lirinë dhe Shqipërinë Europiane. 29 Vjet më pas, jam po në atë front. Në fakt, nuk jam thjeshtë një grua që valëvitet mes shkrimit dhe politikës, tek unë luftojnë dy njerëz që luftojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir, ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Europë është pjesë e betejës time. Ndaj, kundërshtarit tim politik do t’i duhet të përballet me dy qenie të drejta, luftarake dhe pa kompromis, në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare.

Etiketa: ackamitinguPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

11:17 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Presion dhe blerje vote”/ Raporti i delegacionit të KiE: PS përdori administratën në fushatë

20:25 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Kush fitoi dhe kush humbi vota

18:23 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë, dita e tretë: PD humbet 107 vota, PS 105

09:14 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
Para

Video/ 3 gola për 7 minuta, Shaqiri dhe Zvicra “shtypin” Bullgarinë

TË GJITHA

Ditët e nxehta të qershorit, rriten ndjeshëm vizitat në spitalin psikiatrik të Vlorës

17:00 : 22/06/2025

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

16:27 : 22/06/2025

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

16:09 : 22/06/2025

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025

EMRI/ Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

15:50 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com