• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Pas presioneve u tërhoq nga gara, Nisma Thurje: Kush ka frikë nga mandati i minatorëve

19:07 : 18/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nisma Thurje ka reaguar në rrjetet sociale pasi një prej kandidatëve të saj në Qarkun e Dibrës u tërhoq nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa sqaronte se vendimi kishte ardhur pas kërcënimeve që kishte marrë.

Nisma Thurje në reagimin e saj sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit ka prezantuar 153 kandidatë, të cilët u përzgjodhën nga mijëra kandidatura të sugjeruara.

“Vetëm dy javët e fundit, 15 kandidatë të cilët kishin plotësuar formularët e kandidimit, kanë kërkuar të tërhiqen për shkak të presioneve ndaj tyre apo ndaj familjarëve të tyre.

Kryesisht kërcënimet kanë qënë të lidhura me vëndin e punës, por ka raste si Dibra, ku presioni ka qënë fizik duke na krijuar vështirësi të jashtëzakonshme.

Rasti më i fundit është presioni ndaj kandidatit të renditur i 5-ti në listën shumëemërore të Dibrës, ku Nisma Thurje garon me 6 kandidatë. Grupi i Dibrës e përzgjodhi Selimin si kandidat, për shkak të historisë që ai përfaqësonte, të një të riu, bir minatori, që nuk e donte punën në minierë, por në atë zonë nuk ka mbetur asnjë alternativë më e mirë për të rinjtë.

Lexo edhe:

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

‘Ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Megjithëse e dinte sa e vështirë ishte, Selimi guxoi të kandidojë për deputet, një ëndërr që politika e 30 viteve është përpjekur tua mohojë fëmijëve të populit. Selimi ka patur synimin për të çuar në Parlament statusin e minatorit, dhe të luftojë me ata që i falin rentën minerare oligarkëve të kromit.

Mirëpo, pas publikimit të kandidaturës, Selimi na njoftoi se i filluan kërcënimet, një pjesë e të cilave u drejtuan edhe tek faqja e Nismës Thurje në Tiranë.

Këto kërcënime e bënë atë të kërkojë të heqë dorë nga gara për këto zgjedhje, dhe nga ëndrra e tij për të përfaqësuar në mënyrë direkte komunitetin ku ai bën pjesë”, thuhet në reagimin e Nisma Thurje.

Në vijim theksohet se kërcënuesit i tremb më shumë mandati i Selimit, se sa mandatet e Xhelalit, Lalës apo Hajriut.

“Ata nuk kanë frikë nga kandidatët e partive të vjetra, të cilët votat i marrin në Dibër, por jetën e bëjnë nëpër kodrat e Tiranës, por tremben nga njerëzit e panjohur, sepse ata janë të paparashikueshëm.

Ka një dorë që përmes një skeme të koordinuar, po përpiqet ta paraqesë këtë situatë si një konflikt mes dy minatorëve, dhe jo si një përballje mes atyre që rrezikojnë jetën në minierë, dhe atyre që ngrohen në diell nëpër kodrat e Tiranës. Jo, kjo betejë nuk është mes atyre që vuajnë njësoj në minierë, por mes atyre që nuk kanë më asgjë, dhe atyre që kanë shumë për të humbur.

Jo, Selimi nuk e ka këtë betejë me Eltonin apo minatorët e tjerë, të cilët i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim. Ne e kemi këtë betejë me oligarkët dhe politikanët që po varfërojnë një Shqipëri të tërë, përmes konçesioneve dhe monopoleve, që janë bërë përmes ligjeve me porosi.

Ata mund të bëjnë ç’të duan, por pika e parë e Kartës 2020 vazhdon të jetë ‘kombëtarizimi i burimeve natyrore të shqiptarëve’. Prandaj ky do jetë projektligji i parë që do të çojmë në Parlament. Minierat që na janë marrë sot do t’i kthehen sërish shoqërisë, dhe minatorët që skllavërohen sot, do ta rifitojnë sërish lirinë.

Prandaj edhe projektligji i dytë që do të çojmë në Parlament do të jetë për statusin e minatorit, për t’i dhënë mbrojtje minatorëve si Naimi (babai i Selimit) si Eltoni, si Ylli Gjura, apo si dhjetra minatorë që kanë rrezikuar jetën e tyre mijëra metra nën tokë, për të nxjerrë prej aty një pasuri të cilën ata nuk e gëzojnë dot, sepse ua kanë marrë”, thuhet në reagimin e Nisma Thurje.

Etiketa: kercenimenisma thurjereagimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

19:56 : 25/05/2026
AKTUALITET

‘Ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

22:26 : 09/05/2026
AKTUALITET

Kërcënimet/ Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

17:56 : 31/03/2026
AKTUALITET

Pronari i MCN TV: Nëna ime u kërcënua dhe u shantazhua, presionet ndaj meje kanë nisur prej muajit gusht

18:35 : 29/03/2026
AKTUALITET

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t

17:48 : 29/03/2026
AKTUALITET

Vendimi i gjykatës/ Kur u largua Endri Shabani nga “Nisma Thurje”? Pikëpyetje mbi mandatin e Avokatit të Popullit

13:08 : 07/02/2026
Para

Këto janë shenjat e Horoskopit që shpenzojnë para pa limit

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom