• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t

17:48 : 29/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, gjatë një dalje televizive tha se nuk ka asnjë informacion nga policia për kërcënimet që janë bërë ndaj tij dhe biznesve që zotëron në më shumë se një rast.

Ai tha se ka një tentativë heshtjeje nga institucionet dhe se askush nuk ka interes ta ndjekë këtë çështje.

Meksi shpjegoi se pas denoncimit të bërë më 10 mars, dosja është referuar në prokurori, ndërsa më 18 mars ai ka paraqitur një ankimim. Megjithatë, deri më sot nuk ka asnjë informacion për ndonjë zhvillim të mëtejshëm.

Ai u shpreh i surprizuar për mungesën e reagimeve dhe mospyetjeve, duke theksuar se kamerat e ngjarjes nuk janë përcjellë nga policia në prokurori, gjë që e sheh si të dyshimtë.

“Nuk kemi informacion deri më sot për ndonjë zhvillim nga ana e policisë. Është referuar në prokurori dosja në ditët në vijim pas denoncimit tim në 10 mars dhe që nga ai moment unë jam paraqitur për të bërë një ankimim në prokurori më 18 mars dhe nuk kam asnjë lloj informacioni për ndonjë zhvillim të mëtejshëm.

Lexo edhe:

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Mendoj se do kishte pasur nevoja për hetime duke qenë se ka shumë elementë të lidhur me bizneset që unë ndjek që kanë të bëjnë me median. Jam i surprizuar për mosreagimet apo mospyetjet. Një nga detajet që gazetarët e kronikës që kanë arritur të gjejnë teksa investigonin këtë çështje ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga policia në prokurori. 

Kjo është e dyshimtë, e kam parë si tentativë heshtjeje. Një këndvështrim i të parit, që askush nuk ka interes të ndjekë këtë çështje. Pyetjet që më janë bërë mua është se pse e denoncove. Unë e denoncova se dua transparencë. Nëse nuk do të denoncoja që atë darkë të gjithë do të ishin me dyshimet që ose është një sajesë siç kanë pasur, ime shoqe ka pasur dyshime të tilla dhe më ka thënë që e kam sajuar unë vetë për vëmendje publike. Unë isha i detyruar të paraqitesha në postën e Komisariatit të Lundrës që i përket komisariatit nr.1 të Tiranës për të bërë denoncimin mbi ngjarjes që pashë atë natë.”

Sipas tij, sulmet lidhen me bizneset që zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. Meksi tha se shpesh ka denoncuar afera dhe kjo e ka ekspozuar ndaj presioneve.

Një nga bizneset më të përfolura të tij ka qenë monitorimi i lojërave të fatit, i cili ka qenë në vëmendje për shkak të hapjes së basteve sportive. Ai e cilësoi këtë si një treg që duhet të ishte i rregulluar dhe i ligjshëm, por që aktualisht mbetet i paligjshëm.

“Ka ardhur relativisht e papritur. Duke qenë se jemi në një biznes që shpesh kallëzojmë afera, duke qenë se unë jam i përfshirë në shumë sektorë të njohura si problematike: lojërat e fatit, interneti AKSHI dhe ARRSH.

Nuk them që prisja diçka, por ka pasur indicie, si dhe kuptohet jeta private. 

Gjatët vitet të kaluara një nga bizneset më të përfolura të miat ka qenë monitorimi i lojërave të fatit ka qenë gjithë kohës në këqyrje duke qenë se pritet kjo hapja e basteve sportive. Është biznes edukativ, por e vendosin fokusin për të denigruar. Denigrohen qoftë aktorët pretendentë të tregut, qoftë ata që janë në kushte që në Shqipëri quhen “ilegalë”, pra nuk janë aq keq sa duken. Nuk flasim për drogë, për vrasje. Flasim për një treg provat që duhet të ishte i rregulluar  dhe i ligjshëm. Është i paligjshëm për momentin por po zbardhet. 

Ditën e mërkurë apo të enjten ka kaluar më në fund VKM që pritej.”

Meksi shtoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj bizneseve të tij, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit e gjysmë. Ai pretendon se në grupin e auditimit kanë qenë persona të porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Për këtë arsye, ka bërë shkresë në Ministrinë e Financave dhe në SPAK, por nuk ka marrë asnjë reagim.

“Gjatë vitit të kaluar Ministria e Financave ka nisur një auditim ndaj biznesit tim që zgjat tashmë prej 1 viti e 1 muaj e gjysmë. Nuk mbaron, duhet të kishte mabruar me kohë. Ka pasur dy urdhra të Ministrit të Financave me afat 1 mujor. Së fundmi, të enjten personat që kanë ardhur të enjten, thonë: do ta zgjasim sa të duam. Në muajt nëntor-dhjetor paralel me situatën e aferave të AKSHI-t dhe ARRSH kanë ndodhur disa ngjarje për të cilat unë kam referuar në SPAK  në rrugë shkresore në ditët e para të muajit janar.

Atë moment që me kapacitet hetuese investigative të MCN Tv arritëm të gjenim detajet që mungonin. Jam kujdesur që detajet të jenë të sakta. Në grupin e auditimit është përfshirë direk një person i porositur direkt nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Këta persona që dalin kudo, dilnin dhe tek auditimet e Ministrisë së Fiancave. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, vetë Ministrisë së Financave dhe SPAK-ut. Nuk kam asnjë reagim. Ministria hesht. 

Prokurorja e çështjes të kallëzimit ndoshta ka nevojë për ndihmë, nuk arrin të hapë Google për të parë se për çfarë akuzohem. Gent Progni më akuzonte mbrëmë se jam një ‘burbuqe’ në terma folklorikë. Akuzohem e për gjëra të tjera, më ka akuzuar për marrëdhënie intime sekrete në chat me një njerëz të caktuar. Thotë kam foto. Ka elementë që shkojnë përtej gjurmës klasike. Nuk mund t’i quaj shantazhe, nuk jam ndjerë i tillë. 

Arsyeja që kam zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies.”

Meksi u shpreh se situata e tij private ka ndikuar drejtpërdrejt në klimën brenda televizionit, duke theksuar se shqetësimi i kolegëve pas një incidenti të fundit e ka shtyrë të reagojë publikisht.

Meksi pranoi gjithashtu se ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën personale, duke bërë të ditur se është divorcuar para rreth 10 ditësh dhe se përgjegjësinë për këtë e mban vetë. Ai shtoi se ish-bashkëshortja nuk duhet të përballet me pasoja të mëtejshme për shkak të situatës së tij.

Më tej, ai tha se se nëna e tij është përballur me presione dhe shantazh. Sipas tij, prej muajit gusht është përballur me tentativa diskreditimi dhe kërcënime për prishjen e imazhit të tij publik.

“Jeta ime private ka ndikuar edhe në klimën e MCN Tv, dhe për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Kur dje kur u ripërsërit incidenti I darkës, unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në korridor, sheqtësimi I tyre më bezdisi goxha pasi pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe humor këtë eksperiencë të viteve të fundit gjykova se tashmë kupa është derdhur, pra ky skenar që kam zgjedhur unë të bëj, pra letë rrjedhin gjërat dhe mos reagojmë se ndoshta do të zbardhe rrugës, ndoshta nuk ishte momenti më momenti I tillë për ta bërë sepse ndoshta tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj punën tuaj të gjithëve bashkë dhe në këtë sens u ndjeva shumë I trishtuar që ju të vuani nga problemet e mia.

Do të përpiqem të bëj transparencë të madhe pa rënduar njerëz privatë sepse mund të jem komplet gabim. Kam lënduar gruan time me të cilën kam bërë tashmë divorcing para 10 ditëve për shkak të fajeve të mia dhe ajo nuk ka pse të marri kosto të mëtejshme në jetën e saj. Është dhunuar ime më e cila është shantazhuar dy ditë më parë nga persona pranë familjes së ish-partneres sime të dytë le të themi.

Prej muajit gusht po përdorin mekanizma diskretitimi duke më kërcënuar se do të më flliqin. Nuk kam frikë për sigurinë time. Kam vazhduar të bëj ankimime tenderash në formë konstante pa u bezdisur, kam folur me ekipin e IT-së të MCN të mos dorëzoehn se ata e kanë ditur historinë, ju bëni punën tuaj dhe në këtë sens do të doja të vlerësoja dhe rolin e Geron Meçes I cili ka pasur të njëjtin insistim dhe më është shtuar respekti për të , jam akuzuar që jam partner me të , nuk kam qenë kurrë partner me të”.

Etiketa: endri meksikercenimeMCN TVqeveria

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

08:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Një rrogë nuk mjafton/ Shpenzimet në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

08:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

10:20 : 22/06/2026
Para

Dhunë në Vlorë, pronari i një lokali goditet nga 3 persona, përfundon në spital

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş