• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parlamenti nuk zgjat mandatin e komisionerëve të Vettingut. A “lobuan” motra Qirko-Balluku në Qeveri?

20:49 : 04/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisionerët e Vetingut kanë dështuar në tentativën e tyre të lobimit për të bindur Parlamentin të zgjasë mandatin e tyre, i cili përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Burime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) deklaruan për “Boldnews.al” se 11 anëtarët e këtij institucioni kishin varur shpresat për të qëndruar më gjatë në detyrë tek “ndërhyrja” që kryetarja e tyre, Pamela Qirko, të arrinte të siguronte mbështetjen e deputetëve.

Të njëjtat burime deklarojnë se Qirko, nëpërmjet motrës së saj, ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, synonte që të merrte mbështetjen e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, për të bërë modifikimet e duhura ligjore sa i përket shtyrjes së përfundimit të mandave.

Madje, në zyrat e Parlamentit mendohet se ka mbërritur edhe një kërkesë formale nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku kërkohet zgjatja e mandatit të komisionerëve, me argumentin se ka mbetur edhe një numër i lartë gjyqtarësh e prokurorësh që duhet të përballen me procesin e rivlerësimit kalimtar.

Lexo edhe:

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

Kërkesa e Qirkos dhe “ndërhyrja” e Ballukut duket se e kanë bindur kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Por, kërkesa është përballur me refuzimin e shërbimeve ligjore të Kuvendit, të cilët i kanë sugjeruar kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, të mos e marrë në konsideratë, pasi nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligj.

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 179/b të saj, parashikon se mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 5 vjet.

Komisionerët aktualë janë emëruar në detyrë në Korrik 2017 dhe mandati i tyre përfundon në Korrik të vitit 2022.

Në rast se “lobimi” Qirko-Balluku do të kishte rezultuar i suksesshëm, Parlamenti, më së paku, duhet miratonte një ndryshim në Kushtetutë, në nenin që parashikon afatin e qëndrimit në detyrë të komisionerëve.

Por, kërkesa për zgjatje mandati duket më shumë si një “dëshirë kapricioze” e komisionerëve për të siguruar benefite, sesa një shërbim për procesin e rivlerësimit.

Kjo, pasi Kushtetuta e ka parashikuar qartë dhe në mënyrë të detajuar se si vijon Vetingu për gjyqtarët e prokurorët, pas shkrirjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nga Korriku 2022, kompetencat e rivlerësimit për gjyqtarët i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërsa Vetingu i prokurorëve do të realizohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Po ashtu, ankimet do të vijojnë të dorëzohen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, anëtarët e të cilëve kanë një mandat 9-vjeçar.

Ndërsa, nga Korriku 2022, kompetencat e institucionit të Komisionerit Publik, të cilit i përfundon gjithashtu mandati 5-vjeçar, i kalojnë drejtuesit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Në rast se, në përfundim të 9 vjetëve, ka ende ankime që presin shqyrtimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, atëherë rastet i kalojnë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Pra, gjithçka duket se është e parashikuar deri në detaje për vijimësinë e procesit të rivlerësimit. Ndaj, kërkesa e komisionerëve të Vetingut për të qëndruar në detyrë, është pritur me skepticizëm nga shërbimet ligjore të Kuvendit, të cilat nuk kanë dhënë viston për të vijuar procedurat parlamentare.

Etiketa: parlamentiqirko-ballukuvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

12:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Bardhi për Begajn: President i Ramës, jo i Republikës

16:57 : 08/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit i pasigurt

19:25 : 19/08/2025
BOTA

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

12:05 : 12/08/2025
Para

Fuga publikon shifrat: 30% e familjeve me 3-4 persona kanë jo më shumë se 380 dollarë në muaj

TË GJITHA

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

16:52 : 18/09/2025

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

16:43 : 18/09/2025

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

16:31 : 18/09/2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

16:11 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com