Ana Kauri zbuloi të dielën në “Për’puthen Prime” se kishte vendosur që të largohej nga programi.
Pas largimit të saj nga reality show, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë në “Instagram”, ku ka mirëpritur pyetjet e ndryshme nga ana e tyre.
“Ishe dhe je më e mira e atyre që le brenda në “Për’puthen”, por bëre gabim që ike”, i shkruan dikush, duke i treguar se do ju mungojë fansave të saj.
Duke e falënderuar për vlerësimin, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i përgjigjet se nuk e gjente veten dhe se mori vendimin që të largohej.
“Shumë faleminderit. Pooor kur nuk e gjen dot veten është më mirë të largohesh dhe t’ia lësh atë mundësi dikujt tjetër”, i shkruan Ana.












