• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kredia e re ra me 15% për muajin janar

19:01 : 26/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori bankar dha 11.4 miliardë lekë ose rreth 92 milionë euro kredi të re gjatë muajit Janar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re pësoi një rënie me dy miliardë lekë ose rreth 15% krahasuar me Janarin e vitit të kaluar.

Po të krahasojmë shifrat me Janarin e viteve të mëparshme, kredia e re ka pësuar rënie për të tretin vit radhazi dhe është njëkohësisht në nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit. Rënia u përcaktua nga një ritëm më i ulët i disbursimeve në segmentin e biznesit. Kredia e re për sipërmarrjet kishte vlerën e 7.4 miliardë lekëve, pothuajse 20% më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Ndërsa për individët vlera e kredisë së re ishte pothuajse në të njëjtat nivele me një vit më parë, duke u konfirmuar si segmenti më i qëndrueshëm i tregut edhe në këtë fillim viti. Rënia e kredisë për muajin janar sidoqoftë mund të intepretohet si zhvillim brenda një intervali të luhatshmërisë normale të kreditimit, edhe duke pasur parasysh që në fillim të vitit të kaluar ekonomia ende nuk ishte prekur nga pasojat e pandemisë. Për më tepër, kjo rënie pason ecurinë mjaft pozitive të Dhjetorit 2020, kur kredia e re mujore shënoi vlerën më të lartë në katër vjet.

Rënia e kredisë së re dha efekt edhe në ecurinë progresive të stokut të kredisë, që në fund të janarit kishte vlerën e 606.4 miliardë lekëve, rreth 2.6 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e dhjetorit 2020.

Lexo edhe:

Shqipëria humb forcën e punës/ Rënie dramatike e popullsisë në moshë pune 2010–2025

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Edhe në terma të tepricës së kredisë, rënia u përcaktua kryesisht nga një zvogëlim i lehtë në segmentin e biznesit, ndërsa vlera e kredisë për individë ishte në vlera të përafërta me fundin e vitit 2020. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë ngelet në rritje vjetore pozitive, me rreth 6.6% më shumë. Po ta krahasojmë vlerën e portofolit krahasuar me një vit më parë, në segmentin e individëve rritja është pranë vlerave mesatare të rritjes totale të kredisë, bizneset private kanë një rritje më të lartë, me mbi 10%, ndërsa rënie të ndjeshme ka pësuar kredia për ndërmarrjet publike, me 39% më pak.

Në gjysmën e dytë të vitit 2020, kredia për ekonominë u ndikua më pak nga sa pritej nga efektet e krizës ekonomike që solli pandemia e Covid 19. Sektori bankar për të gjithë vitin 2020 dha 245.6 miliardë lekë kredi të re, në rënie të lehtë me 0.85% krahasuar me vitin 2019. Rënia u përcaktua nga frenimi i kredidhënies në periudhën mes muajve Mars dhe Maj, për shkak të kufizimeve drastike që u vendosën për të frenuar përhapjen e epidemisë së Covid-19. Ndërsa për periudhën Qershor-Dhjetor, kredia e re u rrit pothuajse me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vijimësia e rritjes së kreditimit u mbështet nga gjendja e shëndetshme e sektorit bankar, nga masat rregullatore të Bankës së Shqipërisë dhe, pjesërisht, edhe nga skemat e garancisë të vendosura në dispozicion nga qeveria shqiptare. Për vitin 2021, bankierët janë optimistë se kredia do të vazhdojë rimëkëmbjen, e mbështetur nga kthim i pritshëm i rritjes ekonomike dhe nga zbutja graduale e masave kufizuese për të frenimin e përhapjes së pandemisë. /Monitor/

Etiketa: janarkrediarenie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria humb forcën e punës/ Rënie dramatike e popullsisë në moshë pune 2010–2025

08:36 : 06/07/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shfryhet ‘fluska’ e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë

12:58 : 24/06/2025
AKTUALITET

Mungesa e politikave bujqësore/ Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%

08:02 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

18:43 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

08:09 : 13/06/2025
Para

Pas koronavirusit njerëzimi kërcënohet nga H5N8, infektohen 7 persona

TË GJITHA

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

11:54 : 20/07/2025

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

11:43 : 20/07/2025

EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari

11:43 : 20/07/2025

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

11:30 : 20/07/2025

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

11:25 : 20/07/2025

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com