Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që Komisari Edmond Koseni të rikthehet në Policinë e Shtetit me gradën që ka pasur në vitin 2005, kohë kur u pezullua nga detyra si drejtor i policisë së Elbasanit.
Gjykata pranoi kërkesën e bërë prej tij për rikthim në vendin e punës.
Pas vendimit për dhënien e pagave që i ishin mbajtur gjatë këtyre viteve, Koseni ka marrë urdhër-ekzekutimin e gykatës për të rifilluar punën.
Edmon Koseni ishte pezulluar nga detyra në vitin 2005 pas nisjes së një procedimi penal ndaj tij për dhunë ndaj një të dënuari.