• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Shqipëria, spitali më i madh i globit! Rama-Manastirliu përgjegjës

17:34 : 17/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një analizë të publikuar në rrjet vë theksin në keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë së Covid-19 nga Qeveria, ndërsa thekson se si rezultat Shqipëria sot është kthyer në spitalin më të madh të globit.

Berisha shprehet se e gjithë kjo situatë është krijuar nga Edi Rama, që e quan Xhahili i Surrelit, Ogerta Manastirliu, që e cilëson si Ndrikull Hajnia, si dhe nga kupola e konfliktit të interesit.

“Në Shqipëri sot, nga Vermoshi në Konispol, dergjen në shtëpitë e tyre me COVID-19 dhjetëra mijëra të sëmurë, qindra por dhe mijëra prej tyre ndahen nga jeta pa asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo, sepse Shqipëria, ndonëse vendi me numrin ditor të të infektuarve më të lartë në botë pas Malit të Zi, me urdhër të Xhahilit të Surrelit ka numrin më qesharak dhe më të ulët në botë të shtretërve Covid dhe po me urdhër kriminal të tij, ajo ka numrin më të ulët në botë të shtrimeve në spital. Kështu, Shqipëria me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej më pak se 100 raste në 7 ditë.

Në Shqipëri, numri i të shtruarve në ditë në spitale mbahet i fshehtë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, por nga data 8 gjer në datën 14 shkurt me gjithë 7739 rastet e reja në Shqipëri, numri i të shtruarve në spitalet Covid u rrit nga 499 të shtruar që ishin më datë 8 shkurt – në 531 të shtruar. Pra u rrit me 34 të shtruar më shumë në katër spitalet Covid më datë 14 shkurt. Kurse Franca, me 82 mijë raste javore, ka shtruar në spitale javën e fundit 10037 raste! Krahasimi dëshmon dallim dramatik”, shkruan Berisha.

Lexo edhe:

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

Postimi nga Sali Berisha

Shqipëria në të katër anët e saj lëngon si kurrë më parë në historinë e saj. Keqmenaxhimi ekstrem i pandemisë bazuar në vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit kanë bërë që Shqipëria sot të jetë për numrin e të sëmurëve që lëngojnë me COVID-19 në shtëpitë e tyre në proporcion me popullatën, spitali më i madh i globit.

Në Shqipëri sot, nga Vermoshi në Konispol, dergjen në shtëpitë e tyre me COVID-19 dhjetëra mijëra të sëmurë, qindra por dhe mijëra prej tyre ndahen nga jeta pa asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo, sepse Shqipëria, ndonëse vendi me numrin ditor të të infektuarve më të lartë në botë pas Malit të Zi, me urdhër të Xhahilit të Surrelit ka numrin më qesharak dhe më të ulët në botë të shtretërve Covid dhe po me urdhër kriminal të tij, ajo ka numrin më të ulët në botë të shtrimeve në spital. Kështu, Shqipëria me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej më pak se 100 raste në 7 ditë.

Në Shqipëri, numri i të shtruarve në ditë në spitale mbahet i fshehtë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, por nga data 8 gjer në datën 14 shkurt me gjithë 7739 rastet e reja në Shqipëri, numri i të shtruarve në spitalet Covid u rrit nga 499 të shtruar që ishin më datë 8 shkurt – në 531 të shtruar. Pra u rrit me 34 të shtruar më shumë në katër spitalet Covid më datë 14 shkurt. Kurse Franca, me 82 mijë raste javore, ka shtruar në spitale javën e fundit 10037 raste! Krahasimi dëshmon dallim dramatik.

Në këto të dhëna – dëshmi e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë, qëndron shkaku themelor i 6049 vdekjeve të tepërta në Shqipëri gjatë vitit 2020 me të cilat Shqipëria renditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë.

Po në keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit qëndron shkaku i numrit ditor të rasteve me COVID-19 më i lartë në botë në Shqipëri pas Malit të Zi, megjithëse Shqipëria ka ndër testimet më të ulëta në botë.

Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu:

Keqmenaxhimin ekstrem kriminal të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, e dëshmon mbajtja e numrit qesharak më të ulët në botë të shtretërve për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19;

Rrezikun e madh që përbën për jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve mosshtrimi i tyre në spital;

Rezikun e jashtëzakonshëm që përbën për shqiptarët përhapja e lirë e COVID-19 nga qendrimet kriminale të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit në menaxhimin e pandemise së COVID-19 të bazuara në vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë në vendin tonë, kërkoj:

Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

Krijimin me urgjencë të Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar;

Kërkesen nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

Etiketa: BerishaCovidRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

12:49 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
Para

Nana ime e moshuar nuk është personalitet, por ky sigurimsi është personalitet

TË GJITHA

Zyrtare/ Aventurë e re për Redon Danajn, sulmuesi lë Kukësin për pretendentët

12:32 : 20/07/2025

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër, kurora me lule në derën e prindërve të tij

12:24 : 20/07/2025

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025

Boks/ “Unifikoi” 4 titujt në peshën e rëndë, Usyk: Jam 38 vjeç, por skam mbaruar ende!

12:04 : 20/07/2025

Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, arrestohet përgjegjësi

11:59 : 20/07/2025

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

11:54 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com