• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mund të bëjë moral Erjon Veliaj?

09:08 : 13/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Erjon Veliaj ka marrë flamurin si drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë, ndërsa formalisht në krah të tij qëndrojnë Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali, të cilëve Edi Rama i ka vendosur të njëjtat grada me ato të Kryebashkiakut.

Faktikisht të gjithë betejën e Rilindjes në Tiranë e drejton Erjon Veliaj, të tjerët janë mbushje të një liste, e cila në gjysmën e saj ka emra të bindur ndaj Ramës dhe në gjysmën tjetër janë ata që i falen Kryebashkiakut.

Fushata e socialistëve në Tiranë ka një skenarist, një regjisor, një aktor kryesor, ndërsa të tjerët janë në role episodike, ku pavarësisht moshës apo thinjave në kokë, janë të detyruar të qeshin, flasin, shfaqen, ngrenë zërin apo të ulin kokën me komandë, njëlloj si ato kukullat që i programon dhe pastaj shikon shfaqjen.

Veliaj flet si punëmbaruar, flet për bashkimin, flet për ata që nuk dinë të punojnë, për skuadra fituese dhe humbëse. Me pak fjalë Kryebashkiaku shfaqet kudo si moralist, si shembulli që duhet ndjekur, si njeriu i suksesit.

Lexo edhe:

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

SPAK ka një të penduar, kush është financierja që zbërtheu skemën e korrupsionit Veliaj-Xoxa

Janë të njëjtat fjalime që mban kudo, si në qendër të Tiranës ashtu edhe në periferi, si kur dorëzon çelësat e shtëpive, ashtu edhe kur jep leje shumëkatëshe në qendër të qytetit.

Në fakt është i njëjti Erion kur dasmën e bëri me kursimet e të ëmës, apo i njëjti Erion kur nga Kavaja njoftonte për skenarët monstruozë të rrëmbimit të një vajze, e cila ishte edhe shtatzënë, dhe imagjinata e tij shkonte aq larg, sa do e kishte zili edhe Alfred Hitchcock.

Është po ai që lyente me bojë të kuqe demostruesit kur ishte në opozitë, dhe si mashtrues ordiner akuzonte për dhunën e policisë së kohës.

Është Erioni i akuzuar për vrasjen e një 17 vjeçari në landfillin e Sharrës dhe kurrë s´pati guximin të përballet, qoftë edhe me ato që e akuzonin.

Është po ai që sipas deklaratave të pasurisë së publikuara nga BIRN, nuk justifikon dot blerjen e apartamentit me sipërfaqe 171 metra katror, megjithëse nuk është çudi që vetë të rezultojë si i pastrehë kur pronësinë e banesës e ka në emrin e bashkëshortes.

Është ai, që dikur shiste fiq dhe që sot e tregon me mburrje, por që punët do i kenë ecur shumë mirë, përderisa mediat kanë raportuar se ka nja 11 llogari bankare.

Është Erioni që urdhëronte shembjen e banesave të ca fatkeqëve, duke u ndjerë i kënaqur kur policia çonte përpara projektet e tij, ndërsa pronat e tyre i vlerësonte si në pazarin e fiqve.

Pra Erioni është modeli që duhet ndjekur, veçanërisht kur shfaqet si moralist në krah të Fatmir Xhafajt dhe Ervin Bushatit. I pari është ai që mbronte Geronin, vëllanë e tij të dënuar në Itali, ndërsa i dyti është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Erioni, Fatmiri dhe Ervini, tre modelet që me 25 prill i afrohen shqiptarëve, si shpëtim nga ata të tjerët që sipas Kryebashkiakut të Rilindjes janë humbës, kanë vjedhur pusetat e rrugëve dhe nuk dinë të bëjnë asnjë punë.
Në fakt Erioni nuk vjedh puseta.

Shitësi i dikurshëm i fiqve sot i merr çdo qytetari kohën. Nëse një pusetë të vjedhur mund ta zëvendësosh, kohën nuk mund ta rikthesh kurrë, ndaj dhe Erioni është më i rrezikshëm se ata që akuzon si vjedhës pusetash.

Ai po merr çdo ditë identitetin e këtij qyteti, po fshin historinë, dhe këtë e bën gjoja në emër të zhvillimit, në emër të atyre që kanë të drejtë të zhvillojnë pronën e tyre. Ia merr, i rreh, i dhunon, dhe pastaj i kërkojnë të qeshin.

E bën këtë pa u ndier, pa maskë dhe kapuç në kokë. Dhe këto i bën me qetësinë më të madhe, herë duke buzëqeshur, herë duke kërcitur dhëmbët dhe herë shfaqet si ai gjynafqari, që po i jep shpirtin këtij qyteti.

Etiketa: Boldnewsfushata e PSVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

SPAK ka një të penduar, kush është financierja që zbërtheu skemën e korrupsionit Veliaj-Xoxa

15:51 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Veliaj u mor i pandehur, të futet diskutim në rend dite”/ Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranë

14:23 : 24/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

11:21 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025
Para

Borë në Korçë/ Ja akset ku duhet të bëhet kujdes

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com