• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ja pse e vlerësoj Berishën”, Mediu: Negociatat nuk bëhen nga shtëpia, nuk ka koalicion me Topallin

14:32 : 19/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në vitin 2017, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu u ul në tryezë me Sali Berishën për të diskutuar lidhur me negociatat që e çuan drejt një koalicioni të përbashkët me PD.

Por a do të ketë sërish një takim me ish-liderin e selisë blu në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit?

I ftuar në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, kreu republikan u shpreh Berisha është mes dy njerëzve që vlerëson më shumë në politikë, por shtoi se kësaj herë nuk ka kërkuar mendim prej tij. Mediu theksoi që nëse kreu aktual i PD do e bindë se qëndrimi i tij po e dëmton opozitën atëhërë do të tërhiqet nga ky qëndrim por shtoi se “Nuk mund të ecin në dy drejtime të kundërta që të rritet PD dhe të shkatërrohen partitë e tjera”.

“Unë kam dy njerëz që i vlerësoj shumë , i pari është Sabri Godo dhe kujtoj çdo fjalë të tij . I dyti është Sali Berisha me një lidership shumë të qartë. Është e rëndësishme që raporti politik të ketë edhe një raport njerëzor. Unë nuk i kam kërkuar mendim këtë herë por ne ruajmë raport miqësor. Një nga miqtë e mi më të mirë është z. Besnik Mustafaj. Raporti njerëzor është me shumë vlerë se shumë pak miq në politikë.

Unë nuk po kërkoj, por që bashkë me Bashën të gjykojmë si partitë tona të marrin fitoren. Atëherë Basha duhet të vijë të më thotë se kush janë pikat që na dëmtojnë. Nëse ai më thotë se kjo pikë e dëmton koalicionin unë do tërhiqem. Nëse kam vlerësuar diçka të shëndetshme në politikën e Lulzim Bashës është se ka mbajtur opozitën bashkë”, deklaroi Mediu.

Lexo edhe:

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Mediu tha prerë se në rast se nuk arrin negociatat me PD, nuk do të ketë asnjë opsion tjetër për marrëveshje me atë që quhet “opozita tjetër”, Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin. Ai tha se e vlerëson Bashën në politikbërjen e tij për të mbajtur të bashkuar opozitën, por shtoi se negociatat nuk mund të bëhen në shtëpi por duke u ulur me palët në tryezë.

“Topallin dhe Patozin i kam pasur kolegë dhe i kam vlerësuar. Ajo që unë kam menduar është të vlerësoj atë që më ka dhënë çdo republikan, kam qenë deputet dhe ministër dhe kjo nuk është gjë e vogël. Pjesëmarrja sa më e gjerë opozitare duke i lënë menjëanë paragjykimet.

Marrëdhënie me PD ose PR vetëm, nuk kemi opsion tjetër. PR ka peshën e vet, nëse ajo nuk vlerësohet si duhet, do tregojë që ajo peshë është reale. PR për të organizuar njerëzit ka nevojat e saj për ta bërë sa më efektive këtë fushatë. Njeriu përgatitet për çdo gjë në jetë. Nuk mendoj se ka raporte të përhershme. Nëse është një sakrificë që ka të bëjë me Mediun le ta bëjmë.

Në historinë e këtyre 30 viteve nuk kemi pasur qeverisje kaq të korruptuar duke shkatërruar konceptin e shtetit. Shqiptarët kanë nevojë për atë programin ekonomik që thotë zoti Basha. Unë mendoj që në këtë kohë janë disa elementë të domosdoshëm në raportin elektoral. Ky realitet që ka ndërtuar Rama tregon se në çfarë terreni jemi.

Nuk mund të mbyllesh brenda shtëpisë tënde dhe të thuash këto janë negociatat. Duhet të ulesh me palët. Përgjegjësia e PD është për të pasur një raport sa më të drejtë dhe sa më transparent me të gjitha palët”, tha Mediu

Etiketa: koalicionmediuPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
Para

Dua Lipa u tregon amerikanëve supersticionet e shqiptarëve: Mos derdh plehrat natën

TË GJITHA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com