• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Demokratët një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit

18:06 : 06/01/2021
në BOTA

Demokratët fituan një garë të Senatit Amerikan në Xhorxhia dhe kanë epërsi të ngushtë në garën tjetër të balotazhit, duke qenë më pranë marrjes së kontrollit të Senatit dhe për të çuar përpara synimet e politikës së Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Demokrati Raphael Warnock fitoi garën e balotazhit në Xhorxhia duke mposhtur kundërshtaren republikane Kelly Loffler.

Pastori Warnock do të jetë afrikano-amerikani i parë i zgjedhur për të përfaqësuar shtetin e Xhorxhias në Senatin amerikan.

Demokratët janë një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit.

Kandidati demokrat Raphael Warnock ka mposhtur republikanen Kelly Loeffler në një nga garat e balotazhit në Xhorxhia. Demokrati tjetër Jon Ossoff është përpara kandidatit republikan David Perdue në garën tjetër ndërsa vazhdon numërimi i votave.

Lexo edhe:

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

“Unë do të luftoj për ju, çdo ditë që do të jem në Senatin amerikan”, tha kandidati demokrat.

Warnock është një pastor i shquar afrikano-amerikan në kishën baptiste Ebenzer në Atlanta që dikur i përkiste doktor Martin Luther King Junior.

Në fjalimin e fitores ai tha se është i vetëdijshëm për rolin historik si afrikano-amerikani i parë i Xhorxhias që zgjidhet senator.

“Jam para jush sonte, duke e ditur mirë se udhëtimi i pabesueshëm që më solli fitoren në këtë moment historik në Amerikë mund të ndodhte vetëm këtu”, tha Warnock.

Por sfiduesja e tij republikane Kelly Loeffler, aleate e zjarrtë e presidentit Trump nuk e ka pranuar ende humbjen.

“Ne kemi një rrugë drejt fitores dhe do të qëndrojmë në garë”, tha zonja Loeffler.

Kandidati tjetër demokrat John Ossoff shpalli fitoren ndaj republikanit David Perdue megjithëse gara mbetet e ngushtë.

Nëse demokratët fitojnë të dyja vendet, atëherë nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të jetë në gjendje të hedhë votën përcaktuese të çdo legjislacioni që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dëshiron të miratohet në dy vitet e tij të para në detyrë. Por disa votues në Xhorxhia thonë se me Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët, do të ishte më mirë të kishte një qeveri ku pushteti politik të mbetet i ndarë.

“Unë nuk besoj se nëse një parti kontrollon të gjithë Kongresin dhe presidencën, do të shohim që të gjithë ne të përfaqësohemi plotësisht”, thotë Lon Sperry votues në Xhorxhia.

Presidenti në largim bëri fushatë për të dy republikanët, duke kritikuar zyrtarët e zgjedhjeve në atë shtet dhe duke pretenduar pa prova se zgjedhjet e nëntorit u manipuluan.

Disa republikanë janë të shqetësuar se pretendimet e presidentit mund të kenë dekurajuar mbështetësit e tij të votojnë./VOA/

Etiketa: senatiSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Nesho kritikon kabinetin e Ramës: Shmang SHBA-në dhe rikthen axhendën Soros

21:30 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
BOTA

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

35 mijë $ për kalimin ilegal/ Pranga tre personave që dërgonin shqiptarë në SHBA e Kanada (Emrat)

16:46 : 11/09/2025
Para

Rummenigge: Lewandowski i jashtëzakonshëm, Lojtari i Shekullit? Ronaldo e meritoi

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com