Një infermier amerikan ka rezultuar pozitiv me koronavirus, tetë ditë pasi bëri dozën e parë të vaksinës. Sipas mediave të huaja një infermier 45-vjeçar në San Diego, mori vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor.
Ai tha për mediat se i vetmi efekt anësor i vaksinës që ai përjetoi ishte dhimbja e krahut. Gjashtë ditë më vonë, Matthew kishte dridhura, dhimbje muskulore dhe lodhje. Një test i spitalit konfirmoi se ai ishte pozitiv për Covid-19.
Skenari nuk është i papritur, i tha KGTV Dr. Christian Ramers, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego. Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga COVID-19 pasi të jenë vaksinuar.
“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,” tha Ramers. Edhe pas atyre 10 deri 14 ditëve, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.
“Ajo dozë e parë mendojmë se ju jep diku rreth 50% dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%,” shtoi Ramers.