• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vit tersi për qytetarët, por fort i mbarë për qeverinë Rama!

08:04 : 29/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E gjithë bota sot po kthen kokën për bilancin e një viti të trishtë. Pandemia e koronavirusit ka marrë shumë jetë njerëzish, miliona të tjerë humbën vendet e punës, ekonomia është në renie gjithnjë e më shumë, liritë individuale u vendosën në pikëpyetje serioze, ndërsa varfëria u shtua edhe më tepër. “Vafsh në djall 2020”- ishin disa nga titujt e fortë të mediave botërore, duke e konsideruar një nga peridhat më të rënda që ka kaluar njerëzimi, në të paktën pesë shekujt e fundit.

Por çuditërisht ka edhe qeveri që janë majmur edhe më shumë nga pandemia. Kanë forcuar autoritarizmin e tyre dhe po mbajnë nën kontroll një popull të tërë me ndihmën e propagandës. Mund ta ngjajë e dhibshme për këdo qytetar të vendit, por për Ramën dhe qeverinë e tij ishte një vit i mbarë.

Së pari u shtuan tenderat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Dhe ndërsa festonin orgjishëm fondet e premtuara nga vende të ndryshme për rindërtim, shpërtheu pandemia e koronavirusit. Në marsin e këtij viti, deri në mesin e prillit kryeministri Rama ndërmori një eksperiment social, ku dergji rrugëve edhe ushtrinë për të izoluar qytetarët nëpër banesave. Dilte çdo ditë në televizione dhe rrjetet sociale ku të mësonte se duhet të lanim duart, të ruanin distancimin në kohën e limituar të daljes për të blerë produktet jetike, apo t’i bindeshim “Komitetit të Ekspertëve”, i cili në atë kohë nuk ekzistonte, por kryeekspert ishte vetë Rama…

Tenderat u shtuan edhe në sektorin e shëndetësisë në emër të përballimit të pandemisë. Dhjetëra tendera shumëmilionëshe shkuan per mjetet e mbrojtëse ndaj Covid-19. Miliona të tjerë për ilaçe, ku fitonin kompani të paracaktuara pa nisur ende gara. Gjithnjë me fondin maksimal. Vetë Rama me këtë rast bëri atë që di të bëjë më mirë, ose të vetmen që di të bëjë: propagandën publike.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Për shumë kohë tmerroi qytetarët me “armikun e padukshëm”, duke dhënë pamje apokaliptike të arkivolëve me viktima, varreza të mbushura dhe si paralajmërim hidhte video dhune të policisë algjeriane dhe i shiste si “polici e vendeve të BE-së”.

Qytetarët u tramatizuan, me frigoriferin bosh dhe me hallin e humbjes së punës, por “ngopeshin’ me “televizorin plot”, ku orë e çast shfaqej kryeministri, në shtëpinë e tij në Surrel të Tiranës, aty ku nuk i mungonte asgjë. Për të, dalja çdo ditë ishte një “sport i dashur” komunikimi në rrjetet sociale.

Këmbë qytetari nuk dukej në kohën e pandemisë, por vendin e tyrë e zunë kamionët e tonazhit të rëndë dhe betonieret që ndërtonin kulla e pallate për një grup olgarkie. Nisën të bëni shtesa vilash dhe lokalesh edhe bosët më të vegjël, që policia bashkiake apo ajo e rendit thjesht bënte “Marshallah” për objektin që ngrinin…

Qytetarët në nevojë ankoheshin për të ardhura dhe mungesë ushqimesh bazë, por u “mbushej shpirti” me propagandën e Bashkisë Tiranë dhe qeverisë, që shfaqte video me qese ushqimesh dhe luanin me stomakun dhe mendjen e trazuar të qytetarëve në nevojë të cilët u bënë “mish për topin e propagandës”.

Në mesin e vitit që po mbyllet dhe në vijim, kryeministri nuk e ndali propagandën, por i dha një pamje tjetër. Për të konsideruar veten si “shpëtimtarin e kombit”, më shumë është parë në vizitat e tij në spitalet infeckive, sesa në zyrë. Mjekët rreshtohen si dekor për kryeministrin, duke u kthyer bluzën e bardhë pacientëve me “frymëmarrjen artificiale” dhe rendnin para Spitalit Infektiv në Tiranë për të bërë paradën e radhës. Po vinte Rama…

Nuk duhet të ankohemi shumë, sepse edhe të ngjashmit politik të Ramës nëpër botë, pak a shumë kështu kanë bërë. Në kulmin e pandemisë, presidenti i Turkmenistanit ndërtoi statuja qensh prej ari, ndërsa sugjeronte se popullsia të pijë lëng erzash që rriten në atë zonë. Diktatori Kim Jong Un në Korenë e Veriut u bë edhe më i dhunshëm kur të sëmurët me covid i mbyllte nëpër magazine, ndërsa sa për qejf jepte urdhër që të ekzekutonte edhe ndonjë ushtarak apo politikan. Po ndryshe nga turlenistani, nuk janë ndërtuar statuja qensh. Këtu u krujuan luguni qensh propaganda që sot mbajnë ende të trazuar qindra mijëra qytetarë.

Tenderat dhe koncesionet shkuan vaj edhe në kohë pandemie. Por edhe drejtësia e re dha provën se është shumë më e vjetër se e vjetra, pasi mbylli dosjen 184 ku kishte prova për krim elektoral. Viti i mbarë 2020 për qeverinë!

Etiketa: 2020populliqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
Para

S'njohin krizë, vetëm rekorde: Kush po i fryn transaksionet e pasurive të paluajtshme?

TË GJITHA

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com