• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksina anti-covid dhe mutacioni në Qeverinë tonë

15:42 : 23/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E gjithë Bota i numëron me gishtat e duarve ata shkencëtarë të cilët po japin formulën për vaksinën kundër coronavirusit, por vendi ynë “prodhon” shumë koka të mëdha të shkencës të nivelit botëror, që janë vendosur në godinën e përhimtë që njihet edhe si kryeministria. Kreshkencëtari, kryevirologu, kryehetuesit, koka i kokave, Rama, ka nxjerrë kanakarin e tij Endri Fuga për të shprehur një zbulim të madh…

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri”, shkruan Fuga në një postim në Twitter.

Mendja brilante Fuga dhe Fug (k)-sat që e rrethojnë, i dalë fillimisht nga “Akademia Veliaj”, ku militoi me organizatën “Mjaft” dhe më vonë u bë krahu i djathtë i kreut të qeverisë sonë Edi Rama, po hedh tymnaja për të mbuluar dështimin. Sot ai flet për mutacione të Covid-19, duke shpërndarë në publik jo informacion, por hi propagandistik për të kamufluar dështimin total në lidhje me sigurimin e vaksinave efikase si Pfizer dhe Moderna, të miratuara nga SHBA dhe BE.

Shefi i tij Rama, i cili para se të nisej për në SHBA për shoping, u shpreh se nuk do të linte gurë pa lëvizur që të siguronte vaksinën për shqiptarët, sot hesht për këtë çështje madhore dhe sheh ëndrra me Skënderbeun. Ai i lëvizi “gurët” në Amerikë, por nën to “gjeti” dis arroba firmato për vete dhe bojëra për të pikturuar dragonj të tërbuar dhe më pas i shet si piktura me vlerë të madhe artistike.

Lexo edhe:

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

Pasi nuk siguroi vaksinën, propaganda e Kryeministrit po shpreson se mutacioni i Covid-19 të përhapet në mënyrë që të dalë ndonjë shkencëtar, qoftë edhe nga Akademia e Shkencave të Skënder Gjinushit, që t’i mbushë mendjen popullit shqiptar se kryevaksionologu i madh Rama e dinte që sëmundja do kishte mutacione dhe për këtë arsye nuk e solli vaksinën në vend.

Në Serbi kanë mbërritur më shumë se 5 mijë doza vaksinë të kompanisë Pfizer kundër “Covid-19”, në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimi prej disa ditësh, në SHBA gjithashtu, ndersa edhe disa vende të BE-së po e aplikojnë. Në vendin tonë fjalët janë të mëdha, por veprat nuk po shihen gjëkundi, duke u mbytur në motacionin e propagandës.

Etiketa: mutacioniRamavaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Gjejnë veten te aferat”/ Çfarë deklaronte Silva Caka për “të shiturit” te Edi Rama (VIDEO)

17:45 : 25/09/2025
AKTUALITET

U emërua zv.ministre e Brendshme, Silva Caka e quante Ramën “sociopat me kartelë”

17:13 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

13:05 : 25/09/2025
Para

Zgjedhjet e parakohshme/ PDK përcakton kandidatin për Kryeministër

TË GJITHA

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025

“Veliaj ishte model politikani bastard”/ Xama: SPAK duhet të japë përgjigje dhe për aferat e tjera të tij

22:06 : 25/09/2025

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025

Takim i pazakontë, Pete Hegseth thërret gjeneralët amerikanë nga e gjithë bota

21:58 : 25/09/2025

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com