Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar që ishte në kërkim pasi kishte tentuar të korruptonte një gjyqtare me 5 mln lekë.
Specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë arrestuar shtetasin Ervin Braho, banues në Tiranë.
Braho ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases Selvije Gjoncaj, me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar t’i japë në formë ryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.
Ervin Braho në janar të këtij viti ka shkuar në zyrën e gjyqtares duke i lënë asaj mbi tavolinë një zarf me shumën financiare prej 5 milion lekësh.
Gjyqtarja ka pasur në dorë çështjen për gjykim ku Braho ka paditur Ministrinë e Ekonomisë, për dëmshpërblim financiar.
Ervin Braho ka shkuar në zyrën e gjyqtares Selvije Gjonçaj, duke i lënë kësaj të fundit mbi tavolinë një zarf me shumën financiare prej 5 milion lekësh.
Nga burimet mësohet se gjyqtarja Gjonçaj ka pasur në dorë çështjen për gjykim ku Braho ka paditur ministrinë, për dëmshpërblim financiar, pasi sipas tij ka qenë ministria ajo që ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat. Padia është regjistruar në emër të kompanisë “Albanian Hidropower 2013”, e cila prej gati dy vitesh po zhvillon gjyq me ministrinë. Nga nisja e këtij gjyqi dhe deri tani janë ndryshuar dy gjyqtarë në këtë çështje, si Emiljano Ruli dhe Elvana Cicolli. Pas përjashtimit të këtyre dy gjyqtarëve çështja i kishte rënë për gjykim Selvije Gjonçaj, por edhe kjo e fundit tashmë do japë dorëheqjen për shkak se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet se në këtë çështje janë kryer afera korruptive.
Megjithëse procesi gjyqësor nuk ka qënë në daljen e një vendimi përfundimtar, biznesmeni Ervin Braho ka zgjedhur të korruptojë gjyqtaren Gjonçaj, që në fillim. Për të fituar në favor të tij procesin gjyqësor, mësohet se biznesmeni Braho ka takuar në zyrë gjyqtaren Gjonçaj. Në bisedë e sipër 35-vjeçari i shpallur në kërkim i ka lënë në zyrë një zarf me shumën prej 5 milion lekë të vjetra gjyqtares dhe është larguar. Kundërshtimeve të gjyqtares, thuhet në kallëzim, biznesmeni Braho i është përgjigjur me buzëqeshje. Ai nuk ka pranuar të marrë mbrapsht zarfin me lekët dhe është larguar nga ndërtesa.
Në këto kushte, gjyqtarja ka njoftuar policinë dhe Prokruorin për Krime të Rënda, ku edhe ka depozituar kallëzimin penal, ku ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit. Për llogari të këtij hetimi nga ana e oficerëve të policisë gjyqëosre janë sekuestruara paratë, pamjet filmike të gjykatës ku duket qartë momentin kur biznesmeni Braho hyn dhe del nga zyra e gjyqtares, si dhe kërkesa që sekretarja e gjyqtares i bënë në koridor biznesmenit Braho që të kthehet të marr zarfin. Veç kompanisë “Albanian Hidropower 2013” Ervin Braho zotëron kompaninë “Fada 1” me qendër në Pogradec e cila ka si objekt “Tregtimi i artikujve të ndryshëm industriale, fruta perime, materiale ndërtimi, artikuj elektroshtëpiake, produkte bujqësore e blegtorale, elektrike dhe mekanike, hotele, motele, nxjerrja shfrytëzim, përpunim, tregtim të mineraleve të të gjitha kategorive si dhe nxjerrje,shfrytëzim, përpunim e tregtim të gurëve dhe zhavorreve.