Nga Boldnews.al
Më shumë se 40 mijë anëtarë të LSI në të gjithë vendin shprehën verdiktin e tyre në 225 qendra votimi duke i dhënë një mandat jo vetëm për kryetar por edhe për kryeministër të Shqipërisë. Siç edhe kishte premtuar kandidati Përparim Spahiu kishte ardhur koha për një kryeministër nga LSI-ja që ta çonte zhvillimin e Shqipërisë më përpara se qeveria e Ramës. (Në fakt qeveritë shqiptare të gjitha para e çojnë vendin por në drejtimin e greminës dhe kur e çojnë në buzë dalin dhe bëjnë si shpëtimtare nëpërmjet propagandës) Por Përparim Spahiut iu rrëmbye fitorja në numërimin e kutisë fundit, ndërsa të dy kandidatët Ilir Meta dhe Papi siç e quajnë në LSi kishin nga 20 mijë vota secili u gjet një fletvotimi jashtë kutie që i dha fitoren kreut të Kuvendit dhe mikut të ngushtë të Kryeministrit Rama, ish kryetarit të FRESh-it Ilir Meta. (Kandidati tjetër Shezo iu bashkua Ilir Metës sot në mëngjes pasi nga sondazhet e CNN Pap Spahiu udhëhiqte me 9.9 pikë para.)
Vota e gjetur jashtë kutisë ishte e pavulosur dhe përbri emrit të Ilir Metës kishte një zemër. Dëshmitarët thanë se atë fletë po e vizatonte deputetja Monika Kryemadhi për tja dhënë Lirit pas humbjes për t’i treguar se është me të kudo që të jetë ai Kryeministër, kryetar Kuvendi apo edhe president në u bëftë zonja Kryemadhi nuk do e tradhëtoj idhudhin e saj të rinisë. (Antikomunistin e lëvizjes së dhjetorit dhe besnikun e Fatos Nanos kur ishte në burg)
Kandidati tjetër i cili për pak sa nuk u bë kryeministër i Shqipërisë (thashethemnaja thotë që i kishte votat gati LSI+PD+PS), në momentin e parë reagoi i nervozuar dhe u shpreh i bindur se “me këtë truk të zonjës Kryemadhi humbi LSI-ja, biles hollë hollë humbi Shqipëria, biles dhe Ballkani”.
“Megjithatë ndërhyrja e profesorëve Panariti dhe Rrokaj e bindës të tjerë, se rruga më e mirë është të vazhdoj të militoj në LSI, për ta ndryshuar LSI dhe më pas Shqipërinë”-i tha atij në rrëzë të veshit profesor Rrokaj. Ndërsa Ministri i Bujqësisë i shpjegoi atij se po të mbjedhësh misër nuk mund të kërkosh të korrësh grurë. “Çtë mbjedhësh do korrësh miku im, fajin për humbjen ta ka Rama, duhet ta kishe marë me të mirë.” – tha Panariti.
Ndërkaq kandidati i tretë Profesor doctor Shezai Rrokaj foli për bashkim, për demokracinë që po lulëzon në LSI dhe garën e vërtet që sapo ndodhi. Ai u shpreh i lumtur për humbjen dhe deshmitarë okularë thonë se ish-kreu I LSI-së Ilir Meta dhe Kreu i sapo zgjedhur i kësaj partie Ilir Meta u mallëngjye aq shumë nga fjalët e profesor Rrokajt sa i premtoi ndër lot e sipër këtij të fundit që në ndryshimin e ardhshëm qeveritar ai do të jetë pjesë e kupolës qëndrore të bandës. (Dmth të këshillit të ministrave)
Vetë Ilir Meta u trishtua shumë nga zgjedhjet dhe spo e përmbante dot inatin. Ndërsa të gjithë pyesnin edhe veten me frikë se çfarë ka shefi dhe shihnin me inat rivalin Spahiu kryelësëisti u ngrit vetë dhe i sqaroi. Ju e dini që unë e dua demokracinë më shijoi shumë gara kështu se edhe presionin atij të gjatit ja rrisim tani dhe në mos do marim diçka më tepër të paktën do mbajmë këto që kemi.
“Ajo që më mërzit pa masë të dashur miq është fakti që një kryetar seksioni I LSI-së në Vrimas të Korçës është zgjedhur pa mbështetjen time”.- u shpreh Meta i cili shtoi sesi mund të ndodhi kjo gjë të zgjidhet një kryetar seksioni pa qënë unë dakord në ndërmarjen time.
Një zëri të pranishmit e përjashtuan kolegun e tyre nga Vrimasi. Në shenjë përgjegjësie Tit Vasili dha dorëheqjen si kryetar i grupit parlamentar të LSi. Pritet që vendin e tij ta mari një deputete me përvojë si gjimnazistja Kejdi Mehmetaj.
*Ky shkrim është një trill artistik i shoferit të redaksisë sonë se si do shkoj numërimi i zgjedhjeve në LSI