• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bledi Çuçi, një ministër formal për Ministrinë e Brendshme

18:43 : 16/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe në vend të tij në postin e ministres së Bujqësisë emëroi Milva Ekonomin.

Lëvizja e Ramës u bë e detyrueshme pas dorëheqjes apo shkarkimit të Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas vrasjes së Klodian Rashës, nga një efektiv i forcave Shqiponja, ngjarje që u pasua nga protestat e të rinjve.

Pavarësisht shumë hamendësimeve për emrin që do të pasonte Lleshajn në detyrën e ministrit të Brendshëm, Kryeministri mbylli shpejt emërimin duke ia besuar Ministrinë e Brendshme një prej bashkëpunëtorëve të afërt të tij.

Këtë rradhë nuk tentoi që të vendosë një figurë me peshë politike, as një teknicien, por një prej politikanëve të bindur, që nuk prodhon kurrë debat, por as nuk kthen fjalë.

Lexo edhe:

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

Çuçi ka drejtuar për një kohë Komisionin për Reformën Zgjedhore, më pas atë të Reformës Territoriale, ka qenë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, u bë ministër i Bujqësisë, është drejtues qarku në Gjirokastër.

Në asnjë prej detyrave apo funksioneve kurrë s´ka debatuar, as ka prodhuar konflikte, as ka peshë në rradhët e socialistëve, i përket tërësisht asaj që konsiderohet si Rilindje dhe do të jetë më i binduri ndër të bindurit ministra të Brendshëm në qeveritë Rama.

Zgjedhja e Çuçit nga Rama nuk ka lidhje me imazhin e krijuar në publik se ai është një politikan jo konfliktual, pasi Rama e kërkon konfliktin vetë, nuk mund të mbijetojë politikisht pa të.

Ndaj Çucit janë artikuluar akuza nga opozita për favorizimin e disa prej oligarkëve të lidhur me Rilindjen, por vëmendja ndaj tij ka qenë periferike, kjo edhe për faktin se ai kurrë nuk reagon.

Në rradhët e Rilindjes, ai i përket grupit që nuk kursen lavdet dhe lajkat për Kryetarin, njëlloj si Elisa që e shikon Ramën si Skënderbe, Çuçi e ka konsideruar si të vetmin njeri mbi tokë që mund të zgjidhë çështjet e pronësisë. Dhe nuk është çudi, që nesër të dëgjoni një tjetër deklaratë se Rama mund të jetë i vetmi mbi tokë, që mund të zgjidhë problemet që lidhen me rendin dhe sigurinë.

Emërimi i Çuçit si ministër i Brendshëm nga Edi Rama, kalon së pari pengesën që mund t´i shkaktohej nga Presidenti duke mos dekretuar një emër tjetër, sikundër ka ndodhur me Gent Cakajn, që është një ministër në detyrë.
Në rastin e kandidaturës së Çuçit dekreti i Presidentit është formal, pasi ai më parë është dekretuar si ministër i Bujqësisë.

Së dyti emërimi i Çuçit si ministër i Brendshëm, referuar profilit të tij politik, tregon se tashmë Edi Ramën nuk do e kemi më vetëm Kryeministër dhe ministër të Jashtëm, por në prapaskenë, ai do të jetë edhe ministër i Brendshëm.

Jo se me ministrat e mëparshëm të Brendshëm nuk ka pasur akses, por me emërimin e ri, Kryeministri do e ketë shumë më të thjeshtë të anashkalojë kur t´i duhet gjithçka që ka lidhje me një prej Ministrive më të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet.

Me emërimin formalisht të Çuçit si ministër të Brendshëm, dhe me një Drejtor Policie që sillet si “kamikaz” i Kryeministrit, Rama do e ketë shumë të më thjeshtë të administrojë zgjedhjet, veçanërisht përsa i takon rolit të policisë.

Në mungesë të Ramës, në prapaskenë si ministër i Brendshëm, është Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili duket se ka fituar atë terren që ndoshta edhe për ego për hir të gradave, nuk ia lejonte Sandër Lleshaj.

Ndaj dhe sot mund të kuptohet më mirë sepse Rama u shpreh i bindur se Ardi Veliun nuk do e shkarkonte edhe sikur në shesh të dilnin 500 mijë protestues, ndërsa “tërmetin” dhe “çunat problematikë” nuk është çudi që në prillin e 2021 t´i dëgjojmë jo nga Damiani, por nga “kambalja”.

Etiketa: cuciministerRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
Para

Koronavirusi në Itali/ 680 viktima dhe mbi 17 mijë raste në 24 orë

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com