Protestat masovike të mijëra qytetarëve të kryeqytetit shqiptar dhe disa qytete tjera të Shqipërisë pas vrasjes së të riut shqiptar, ka bërë jehone të madhe në mediat nderkombëtare, duke i dhënë hapësirë të konsiderueshme në lajmet kryesore të televiyioneve dhe në faqet e para të gazetave botërore.
Kjo vrasje barbare ndaj të riut 23-vjeçar në Tiranë, ka shkaktuar jo vetëm tensione të gjera politike midis qeverisë socialiste dhe partisë kryesore të opozitës asaj Demokratike, por edhe reagime të shumta nga Brukseli dhe Uashingtoni si dhe shumë qendra evropiane dhe organizata nderkombëtare, që po ndjekin me shqetësim të madh në mënyrë direkte apo indirekete zhvillimet në Tiranë, shkruan gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”
Televizioni prestigjioz evropian Euronews në reportazhin e tij nga Tirana e titulluar “Përleshje të reja në Shqipëri për vdekjen e një personi të qëlluar nga policia gjatë orarit të ndalimit COVID-19” (“Fresh clashes in Albania over death of a man shot by police during COVID-19 curfew”) ka raportuar se demonstruesit dhe policia u përleshën me dhunë për të tretën ditë të premten në kryeqytetin shqiptar të Tiranës për vdekjen e një të riu, i cili u qëllua nga policia duke zbatuar një shtetrrethim të lidhur me Covid-19.
Duke sfiduar një ndalim të mbledhjeve publike për shkak të pandemisë, një turmë hodhi gurë, flakërime, fishekzjarre ndaj policisë që ruante ndërtesën kryesore të qeverisë. Oficerët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe ujë me presion.
Protestat pasojnë vdekjen e Klodian Rashas në Tiranë gjatë orëve të ndalimit të hershëm të martën. Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ramës, ka raportuar “Euronews” nga Tirana
“Koha e ndryshimit ka ardhur dhe ne nuk mund të vazhdojmë më kështu,” tha kreu i partisë Lulzim Basha. “Së bashku do të heqim qafe Ramën”, transmetoji Euronews, duke cituar Bashën.
Shqipëri: policia qëllon një të vdekur i cili sfidoi shtetrrethimin, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen (“Albanie : la police abat un homme qui bravait le couvre-feu, le ministre de l’Intérieur démissionne”) ka shkruar “LA liberte” e Francës duke shtuar se “vdekja e një të riu shqiptar, i vrarë jashtë shtëpisë së tij nga një oficer policie pasi theu shtetrrethimin anti-Covid-19, shkaktoi protesta të dhunshme dhe dorëheqjen e Sandër Lleshaj.
Kryeministri reagoi të premten, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Presidentin Ilir Meta për nxitjen e protestave të dhunshme. (“The prime minister hit back on Friday, accusing the Democratic Party and opposition-rooted President Ilir Meta of inciting the violent protests.“)
Dita e tretë e dhunës në Shqipëri për vrasjen e të riut nga policia (“3rd day of violence in Albania over police curfew killing“), me këtë titull gazeta e njohur amerikane The Washington post, ka shkruar se “në Tiranë për tri ditë rrjesht ndodhën përleshje në rrugë midis demonstruesve dhe policisë. Protestat shpërthyen në kryeqytetin e Shqipërisë të premten, dita e tretë e protestave të dhunshme nga të shtënat fatale të një polici ndaj një të riu”.
“Duke sfiduar një ndalim të mbledhjeve publike për shkak të pandemisë, qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë në Tiranë dhe hodhën gurë, flakërime dhe fishekzjarre ndaj policisë që mbronte vendin. Oficerët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe ujë me presion. Protestat, kanë shkaktuar tension politik midis qeverisë Socialiste dhe partisë kryesore të opozitës, pas vdekjes së Klodian Rasha në Tiranë gjatë orëve të ndalimit të martën herët..” ka shkruar The Washington post. Sipas kësaj gazete amerikane “partitë kryesore të opozitës kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës që po vret shiptarët në rrugë” (“And the center-right main opposition Democratic Party demanded Rama’s resignation.“)
“Kurse “La Reppublica” ka shkruar se “në Shqipëri, policia vret 25 vjeçarin. Përplasjet në Tiranë, Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen” (Albania, polizia uccide 25enne. Scontri a Tirana, si dimette il ministro dell’Interno“)
Ndërsa korrespondentja nga Tirana e gazetës zvicerane “Le Canton27.ch” në shkrimin e titulluar “COVID-19 në Shqipëri në artikullin me titull “Policia e Edi Ramës vret 23-vjeçarin pa maskë në Tiranë” (“COVID-19 en Albanie: Les polices d’Edi Rama tue un jeune de 23 ans sans masque à Tirana”) ka shkruar se “demonstruesit shqiptarë, pasi i vunë flakën ndërtesës së Partisë Socialiste të Edi Ramës në Shkodër, akuzuan Kryeministrin e tyre si “diktator” dhe nganjëherë për “Lukashenko” të Shqipërisë, i cili vret shqiptarët me drogë dhe nga policia..”
“DerStandard”-i i Austrise ka shkruar “demonstrata masive kundër dhunës policore në Shqipëri pas vrajes së një shqiptari” (“Demo gegen Polizeigewalt in Albanien nach Tötung von Lockdown-Sünder“)
Qindra njerëz demonstruan kundër policisë në Shqipëri të Mërkurën. Kjo më parë kishte qëlluar një 25-vjeçar i cili kishte shkelur bllokimin
Agjencia e njohur botërore REUTERS ka raportuar nga Tirana se “shqiptarët protestojnë pasi policia qëlloi për vdekje një burrë për shkelje të shtetrrethimit të koronavirusit..” (“Albanians protest after police shot dead a man for violating coronavirus curfew“)
Sipas Reuters “policia përdori gaz lotsjellës të mërkurën vonë për të shpërndarë qindra shqiptarë që protestonin për vrasjen nga policia të një të riu shqiptarë) Një 23-vjeçar i identifikuar nga media shqiptare si Klodian Rasha u vra të martën herët në atë që policia e përshkroi si një përdorim të tepruar të forcës, ka njoftuar Reuters. /lecanton27.ch/