Një aksident tragjik është regjistruar këtë mbrëmje në Elbasan.
Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një 26-vjeçar.
Ai është identifikuar si Xh.K.. Mësohet se i riu po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji ndërsa nuk dihet ende shkaku dhe dinamika.













