• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Klodian Rashës/ Zëri i Amerikës: Vazhdojnë protestat në Shqipëri

18:19 : 11/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Tiranë vazhdojnë reagimet për protestat që shpërthyen pas vrasjes së një të riu nga policia mesnatën e të hënën pranë banesës së tij.

Qeveria dhe opozita po shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësitë e këtyre ngjarjeve. Ndërsa në rrjetet sociale protestuesit kërkojnë vazhdimin e protestave.

Ndërsa policia dhe bashkia bënin sot përmbledhjen e protestës së djeshme, kryeqyteti po kalon një qetësi të brishtë pas trazirave të një nate më parë.

Thirrjet në rrjetet sociale për një tubim tjetër sot vazhdon gjatë gjithë ditës, për të kërkuar reformimin e forcave të rendit dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Por kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtori i përgjithshëm i policisë nuk do të largohet nga detyra.

Lexo edhe:

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

Policia bëri të ditur se ka marrë si të arrestuar 59 protestues dhe janë nën hetim janë 116 pjesëmarrës në protesta.

Forcat e rendit kanë shoqëruar edhe të mitur nga mesi i protestuesve, të cilët më pas janë liruar, ndaj u ka kërkuar familjarëve të shmangin bashkimin e fëmijëve të mitur me protestuesit e rritur.

Ministri i punëve të brendshme dha dorëheqjen e parevokueshme një natë më parë, por largimi i tij nga detyra nuk e uli ritmin e protestave, përkundrazi ato u bënë edhe më energjike e më të dhunshme.

Ministria e brendshme, ministria e financave dhe një seri institucionesh të tjera publike pranë sheshit Skënderbej dhe shëtitores Dëshmorët e Kombit pësuan jo pak dëme në fasadat e tyre, kryesisht thyerje dyersh dhe dritaresh, mes të cilave e pësuan edhe Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar.

Po ashtu janë dëmtuar jo pak semaforë në kryqëzime, reklama dhe ndricues të rrugëve e trotuarëve, kazanë mbeturinash, pra, objekte publike të administruara nga bashkia, ndërsa protestuesit nuk kanë prekur dyqane apo prona private.

Protesta nisën dy ditë më parë pas vrasjes mesnatën e të hënës nga policia të të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha, i cili nuk iu bind patrullës së shërbimit, por u largua me vrap.

Familjarët e tij pohuan se djali kishte dalë vetëm për të blerë një paketë cigare dhe faji i tij i vetëm ishte se nuk kishte maskë anti-covid dhe gjendej jashtë banesës pas mesnate, vrapoi për t’iu shmangur gjobës, megjithatë u vra afër hyrjes së shtëpisë.

Polici që vrau të riun 25-vjecar Klodian Rasha mesnatën e të hënës doli sot para gjykatës, ku u konfirmua masa e arrestit të tij me burg.

Ndërsa qeveria dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësitë e këtyre ngjarjeve.

Opozita akuzoi qeverinë, kryeministrin, ministrin e brendshëm që po frymëzojnë dhunën në radhët e policisë, gjë që solli edhe vrasjen e të riut 25 vjecar Klodian Rasha, krahas shumë e shumë raste të tjera dhune ndaj qytetarëve kudo nëpë Shqipëri.

Ndërsa kryeminstri Rama shpërndau pak më parë një tjetër mesazh në rrjetet sociale, ku sërish akuzoi presidentin e republikës dhe drejtuesit e opozitës si nxitës dhe orkestrues të dhunës.

Për t’u shënuar është edhe se protestat shpërthyen në kohën kur epidemia Covid-19 po shton përditë e më tepër rastet e qytetarëve të infektuar dhe atyre që po humbin jetën.

Në rrugë e sheshe dalin e përplasen mes tyre qindra qytetarë e policë pa maska sanitare, gjë që sipas mjekëve, edhe këto protesta do të shtojnë infektimet, ashtu si ka ndodhur edhe me protestat e majit, kur u shkatërrua Teatri Kombëtar, dhe policët u përleshën me qytetarët, që mbronin atë.

Etiketa: politike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

21:17 : 29/01/2022
AKTUALITET

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

21:49 : 17/11/2021
AKTUALITET

Shqipëria u vetëofrua për strehimin e afganëve/ Ambasada zbardh telefonatën Blinken-Rama

00:02 : 20/08/2021
AKTUALITET

Pas Andreas Manos dhe anëtarëve të PD, dorëhiqen dhe 51 përfaqësues të tjerë të PD në Korçë

12:04 : 09/08/2021
AKTUALITET

Denoncimi/ Qeveria rilindase financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

16:06 : 20/06/2021
AKTUALITET

Holanda i jep ‘dritën jeshile’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që ….

20:12 : 17/06/2021
Para

Detajet/ Pandemia, diskutohen kufizime të tjera në prang festash

TË GJITHA

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

15:29 : 23/07/2026

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!

15:19 : 23/07/2026

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026

Seanca plenare vijon prej 4 orësh, Rama mbërrin në Kuvend (Video)

14:53 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet