• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vaksinat anti-Covid “Pfizer”, mjekët britanikë: Ja kategoria që s´duhet t´a bëjë

22:01 : 09/12/2020
në BOTA, SHENDETI

Enti rregullator britanik mbi çështje të shëndetit ka këshilluar që njerëzit me raste të rënda alergjish, të mos e marrin vaksinën kundër COVID-19-s të kompanisë amerikane Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech.

Njoftimi u bë pasi dy persona raportuan se kishin pësuar efekte anësore pas vaksinimit në ditën e parë të fillimit të një fushate masive në Britani.

Britania e nisi vaksimin të martën me të moshuarit dhe punonjësit e vijës së frontit, si pjesë e një makinerie globale që përbën një nga sfidat më të mëdha logjistike të historisë botërore në kohë paqeje.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Stephen Powis tha se udhëzimet mbi vaksinën u ndryshuan pasi dy punonjës të këtij institucioni raportuan reaksione të llojit anafilaktik pas marrjes së vaksinës. Ata ishin mes mijëra personave që u vaksinuan ditën e martë.

“Siç ndodh zakonisht me vaksinat e reja, entet rregullatore këshillojnë si një masë paraprake që njerëzit me një historik të konsiderueshëm reaksionesh alergjike të mos e marrin këtë vaksinë, pasi dy persona që kanë vuajtur nga reaksione serioze alergjike, kanë pësuar efekte anësore“, tha zoti Powis.

Lexo edhe:

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

Frika nga autizmi, bie numri i vaksinimit të fëmijëve 1 vjeç

“Të dy ata po e marrin veten shumë mirë”, shtoi ai.

Enti rregullator tha se do të kërkonte informacion të mëtejshëm dhe po e hetonte rastin si një çështje me përparësi. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan gjithashtu se po mbështesin hetimin.

Javën e kaluar Agjencia Rregullatore britanike mbi Çështjen e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) ishte e para në botë që miratoi vaksinën prodhuar nga kompanitë BioNTech-u dhe Pfizer, ndërsa Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po vazhdojnë të vlerësojnë të dhënat.

Pas njoftimit të Britanisë një zyrtar i lartë amerikan tha të mërkurën se amerikanët me reaksione të forta alergjike mund të mos jenë kandidatë për vaksinën e Pfizer-it.

Nesër pritet të mblidhet një grup këshillimor ekspertësh të pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave që do të diskutojnë mbi të dhënat e vaksinës së kompanisë Pfizer, e do të rekomandojnë nëse ajo duhet të autorizohet për përdorim urgjent.

“Pritshmëritë e mia janë që nesër kjo do të jetë një pjesë e shqyrtimit dhe sikurse në Mbretërinë e Bashkuar pritshmëritë do të ishin që ata të sugjeronin që personat me reaksione të forta alergjike, nuk duhet ta marrin vaksinën derisa të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur“, tha Moncef Slaoui, këshilltari kryesor për përpjekjet e SHBA-së për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit, citon VOA.

Fjalën e fundit për miratimin e vaksinës Pfizer e ka FDA-ja dhe vendimi pritet të merret brenda kësaj jave.

Etiketa: kategoritemjeket britanikevaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Rritet numri i viktimave nga Ebola, OBSH: Vaksina kundër virusit vdekjeprurës mund të zgjasë 9 muaj

10:09 : 21/05/2026
AKTUALITET

Frika nga autizmi, bie numri i vaksinimit të fëmijëve 1 vjeç

18:41 : 28/04/2026
BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Gripi agresiv nga Australia do të vi edhe në Shqipëri, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

17:45 : 02/09/2025
Para

Vetëvendosje Qendra Shqipëri: Vrasja e të riut, kërkon drejtësi në këtë periudhë krize të gjithanshme

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom