Armand Pellumb Spathara, inxhinier i OSHEE Berat, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e COVID-19.
Ai ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej në intubim, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë humbi dhe jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjarët.
“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit COVID-19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Një Inxhinier profesionist , një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur . Me 1 eksperiencë prej më shumë se 20 vite në drejtorinë e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në sektorin e dispecerisë.I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre! Qofsh i parajses Mandi “, shkruhet në statusin e OSHEE Berat.