Deputeti Ben Blushi në foltoren e Kuvendit është shprehur ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me patriotizmin apo nacionalizmin e tij. Blushi shprehu dallimin mes këtyre dy koncepteve që ndryshojnë shumë me njëri –tjetrin duke thënë se Rama nuk është patriot por nacionalist që lufton për pushtet.
Blushi tha se kryeministri kërkon të ndjekë shembullin e qeverisë turke të Erdogan, ku përbuzë të varfërin dhe i përkulet të pasurit. E kjo për Blushin është një sëmundje që s`ka kurim.
“Erdogan model frymëzimi për Edi Ramën, përbuzje ndaj të varfërve. Kjo është një sëmundje që kurohet vetëm me shaka të vazhdueshme. S`kurohen as me ligj”, tha Blushi.
Ja fjala e Blushit:
Evropa e di shumë mirë kush është nacionalist dhe kush patriot. Është e vështirë të gjesh shtegun e ngushtë sidomos kur nacionalistët e kalojnë këtë shteg për tu treguar patriot.
Sot nuk e kam problem të them se nacionalizmi shqiptar janë ushqyer me miellin e fqinjëve dhe krundet e Shqipërisë. Edhe sot po ndodh e njëjta gjë. Ka shumë njerëz që e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes nacionalistit dhe patriotit. Marr shembull. Ismail Qemali ka qenë patripot ndërsa Esat pashë Toptani ka qenë nacionalist, pasi ky i fundit mendonte për pushtetin e tij.
Fan Noli ka qenë patriot ndërsa Zogu ishte nacionalist dhe pragmatist.
Nacionalistët e sotëm në Shqipëri por edhe në Evpropë mendojnë se popujt e tyre kanë më shumë rëndësi se popujt e tjerë. Kanë filluar të kenë sukses nacionalistët.
Edhe Shqipëria nuk mbetet pa ncionalist. Ata kanë një të përbashkët nuk kërkojnë më shumë barazi, harmoni, solidaritet por vetëm pushtet. Ata nuk dinë të qeverisin ose qeverisin shumë keq. Kur kuptojnë sa keq qeverisin kërkojnë territore të reja emocionale që nuk i kanë pushtuar më parë. Nuk duan tja dinë për vendin por kanë etjen për pushtet.
Ta kemi këtë debat kur Shqipëria ka shumë probleme me ekonominë, shëndetësinë, arsimin etj është absurd.
Unë nuk mund të pranoj që Greqia proteston për disa shtëpi nëse mund të prishen apo jo pasi ato i përkasin ligjit shqiptar.
Greqia nuk ka pse të jetë mbrojtësi i ortodoksve shqiptare sepse ata duhet të mbrohen nga ligji shqiptar. Ashtu sicc nuk janë të drejtat e myslimanëve nga shteti turk. Nëse është e vërteë se Turqia për ccështje të brendshme të mbyllë shkolla apo qëndra të tjera kjo është absurde. E nëse kjo pranohet nga shteti shqiptar për t`u mbyllur, ky është nacionalizëm.
Je shtet I varfër dhe I dobët ai të përbuz. Je I pasur e I fortë ai të përkulet.
Erdogan model frymëzimi për Edi Ramën, përbuzje ndaj të varfërve. Kjo është një sëmundje që kurohet vetëm me shaka të vazhdueshme. Skurohen as me ligj.
Edi rama ka arritur ta dëmtoj patriotizmin shqiptar. Shqipëria nuk duhet të bie pre e historisë dhe të ketë marrëdhënie të këqija me fqinjët.
Nuk janë as serbët as grekët as turqit armiqtë e Shqipërisë por ata që nuk mendojnë barazinë. Ata që nuk mendojnë për shtetasit e tu. Nëse janë mirë shtetasit e tu atëherë ata janë të lumtur dhe mirë me popujt fqinjë.