• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrolli teknik në rrugë për mjetet, zgjatet edhe 1 vit periudha e funksionimit të Task-Forcës

19:25 : 04/12/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Task-Forca e përkohshme në varësi të Ministrisë të Transportit për kontrollin teknik në rrugë të mjeteve për transport pasagjerësh dhe mallrash, por edhe të serviseve dhe varrezave të makinave, terminaleve të linjave të rregullta të transportit do të vazhdojë të veprojë deri më 31 dhjetor 2021.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare shtyn edhe me 1 vit tjetër periudhën e funksionimit të kësaj strukture e ngritur në vitin 2018.

Por kjo Task -Force në përbërje të së cilës janë 40 punonjës të specializuar të cilët sipas udhëzimit të ministrave të Transportit dhe të Brendshëm që hyri në qershor në fuqi kanë të drejtë të kryejnë kontrollin teknik në rrugë të mjeteve të transportit të pasagjerëve, udhëtarëve dhe traktorëve.

Përzgjedhja e mjeteve për kontroll teknik fillestar në rrugë, sipas udhëzimit bëhej për ato mjete që përdoren nga ndërmarrjet me profil të lartë rreziku. Mjetet, gjithashtu mund të përzgjidhen rastësisht për kontroll ose kur ekziston dyshimi se mjeti paraqet rrezik për sigurinë rrugore ose për mjedisin.

Pas çdo kontroll teknik fillestar të kryer në rrugë nga inspektori hartohet një raport që më pas do të shqyrtohet nga Task-Force dhe në rast shkeljesh do të aplikohen masa administrative të përcaktuara në Kodin rrugor. Zbatimi i sistemit të vlerësimit të riskut pritet të fillojë në qershor të vitit 2021.

Lexo edhe:

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

Në vendim e ndryshuar përcaktohej se Task-Force, përveç kontrolleve të përcaktuara në aktet nënligjore të ministrave të Transportit dhe të Brendshëm ka funksion të kryejë kontrolle në terren, edhe te njësitë e autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit dhe të braktisura, si dhe veprimtaritë që lidhen me to; ofiçinave e certifikimit të aparateve të regjistruesit të shpejtësisë dhe të kohës (taho-grafëve); terminaleve të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve, si dhe në vendqëndrimet e taksive; vendeve të shoqërive të transportit rrugor të pasagjerëve dhe të mallrave; vendeve të depozitimit të ngarkesave, ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave; veprimtarive të tjera të fushës së transportit rrugor, në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kategoria e mjeteve që mund të kryhet kontrolli teknik në rrugë:

-mjete të projektuara dhe të ndërtuara, kryesisht për transportin e njerëzve dhe të bagazheve të tyre, me më shumë se nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit, kategoritë e mjeteve M2 dhe M3;

-mjete të projektuara dhe të ndërtuara kryesisht për transportin e mallrave dhe që kanë një peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë – kategoritë e mjeteve N2 dhe N3;

-rimorkiot e projektuara dhe të ndërtuara për transportin e mallrave ose të njerëzve, si dhe për akomodimin e njerëzve, me një masë maksimale më të madhe se 3.5 tonë –kategoritë e mjeteve O3 dhe O4;

– traktorë me rrota të kategorisë T5, përdorimi i të cilëve bëhet kryesisht në rrugë publike, për qëllime të transportit rrugor të mallrave, me një shpejtësi maksimale të projektuar më shumë se 40 km/orë./Monitor/

Etiketa: kontrollemakinarrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Kurbin, makina përplas këmbësoren

13:02 : 02/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025
AKTUALITET

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

11:17 : 30/09/2025
Para

Suedezët refuzojnë vaksinën antiCovid, historia e një dekade më parë mund të përsëritet

TË GJITHA

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit

16:15 : 06/10/2025

I shtrirë përtokë përpara gjykatës së Apelit, pamjet pas plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:12 : 06/10/2025

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, plagoset gjyqtari Astrit Kalaja

15:58 : 06/10/2025

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com