• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balla-Ramës: Shkarko urgjentisht kryebashkikaun e Rilindjes

10:40 : 25/11/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Gazetari Sokol Balla ka reaguar ashpër pas publikimi të pamjeve të ditëlindjes të aktorit Bes Kallaku, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi si dhe kryetari Bashkisë së Ersekës Erion Isai.

Balla ka dënuar veprimin e Metës dhe Kryemadhit për thyerje të aktit normativ që nuk lejon grumbullimin më shumë se 10 persona.

Kritika më e ashpër e Ballës shkon për Kryeministrin Edi Rama, që kritikoi “çetën” që mori pjesë në atë ditëlindje, aty ishte edhe pjesëtarë i qeverisë, Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës për të cilin Balla kërkon që të shkarkohet.

Reagimi i Sokol Balla

Kryeministri me të drejtë ka kritikuar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike. Nuk e di nëse do ta bënte këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe ajo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjesëtarë çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të ftuarit VIP të Instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë përshtypje gjithçka në publik. Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errëta për shkak të pandemisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.

Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë. Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi.

Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qeverinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.

Sot gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshkuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë.

Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikoj për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkoj në fillim kryetarin e tij të Bashkisë së Ersekës.

Etiketa: BallaIsaiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Plas sherri brenda familjes, kuksiani i ngul thikën motrës

TË GJITHA

Vrasja e Astrit Kalasë/ Bardhi: Retorika e Ramës ndaj gjyqtarëve nxit vetëgjyqësinë

11:22 : 07/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

11:20 : 07/10/2025

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025

Investigimi i gazetës kolumbiane: Artur Tushi po hetohej nga Italia deri në Ekuador, vrasësi u pagua me dollarë

11:11 : 07/10/2025

VIDEO/ “Hajdeni, unë e vrava gjyqtarin”, dalin pamjet kur Elvis Shkambi thërret policinë për ta arrestuar!

10:59 : 07/10/2025

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

10:58 : 07/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

10:47 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com