• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrat e BE-së shtyjnë vendimin për negociatat, ja çfarë u tha për Shqipërinë

19:43 : 17/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Konferenca Ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë është shtyrë në një afat të pacaktuar nga Komisioni Evropian. Në mbledhjen online të mbajtur sot, pasdite ministrat e Çështjeve Evropiane të vendeve anëtare nuk arritën të marrin një vendim për negociatat, sepse Bullgaria vendosi veto për Maqedoninë e Veriut.

Presidenca gjermane e BE-së, e përfaqësuar nga ministri i Shtetit, Michael Roth, informoi ministrat në lidhje me diskutimet mbi pozicionin e përgjithshëm të BE-së dhe procedurat për negociatat e pranimit në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë. “Kërkohet një kornizë negociuese në mënyrë që të hapen zyrtarisht bisedimet e pranimit me një vend kandidat. Qëllimi i presidencës është që kornizat negociuese dhe rregullimet e brendshme të aprovohen me kohë për të qenë në gjendje të mbajnë konferencat e para ndërqeveritare me dy vendet kandidate në vitin 2020, nëse plotësohen kushtet, ky është hapi që nis zyrtarisht procedurën”, tha Roth.

Ministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva deklaroi se vendi i saj e mbështetë kornizën negociuese për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë kornizën negociuese me Republikën e MV dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Propozimi nuk i pasqyron kërkesat bullgare dhe nuk mund të përkrahet në formën aktuale”, theksoi Zaharieva.

Lexo edhe:

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Ajo tha se Shqipëria i plotëson shumicën e kushteve të vendosura në mars. Zaharieva gjatë video-konferencës me ministrat e BE-së, falënderoi Berlinin për ndihmën gjatë negociatave me Shkupin.

Ajo tha se nuk është arritur progres i dukshëm në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë nga viti 2017.

“Ne kemi tre kushte themelore – respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Këto kushte ende nuk janë përfshirë në kornizën negociuese”, theksoi Zaharieva.

Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Në konferencën e shtypit të mbajtur online, Roth i pyetur nga gazetarët tha se Shqipëria është në rrugë të mbarë duke kryer reformën në drejtësi, por duhet të eci me shpejtësi në ngritjen e institucioneve të saj. Ndërkaq, në drejtim të Maqedonisë, Roth lëshoi një lutje që brenda ditëve dhe javëve në vazhdim të arrinte kompromis me Bullgarinë me qëllim  që Presidenca Gjermane të iniciojë brenda këtij viti mbajtjen e konferencave ndërqeveritare  me të dy vendet.

Etiketa: BEnegociatat

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
BOTA

BE “godet” kompanitë ushqimore, gjobit me 329 mln euro “Delivery Hero” dhe “Glovo”

21:05 : 03/06/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
Para

U21/ Angli-Shqipëri, ja si rreshtohen kuqezinjtë

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com