• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e Ramës për Bashën, Dash Peza: Kasetën e kam marrë unë, e dorëzova te BBC

15:41 : 16/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza, ka reaguar për News 24 në lidhje me një ngjarje të 22 viteve më parë, masakrën e Krushës së Madhe, e rikthyer në vëmendje pas akuzave të artikuluara nga Edi Rama, se kasetën me filmime të kameramanit amator Milaim Bellanica, e ka Lulzim Basha, në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë.

Ndryshe nga sa thuhet, Peza, në atë kohë përkthyes i një ekipi të BBC-së, tha se është takuar vetë me këtë kameraman dhe se kasetën ia ka dorëzuar BBC-së.

Ai po ashtu tha se beson që kjo kasetë mund të jetë dorëzuar nga ekipi i BBC-së, pranë OKB-së, pasi kjo e fundit edhe e ka marrë në pyetje kameramanin që filmoi masakrën ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 vetë.

Robert Rakipllari: Pra, përfaqësues të OKB e kanë marrë në pyetje si dëshmitar Milaimin…

Dashamir Peza: Po, kanë bërë një intervistë për dëshminë e tij, se çfarë kishte parë ai. Unë do thoja që akti i tij është tepër heroik. Të gjithë u impresionuam, pasi vuri jetën e vetë në rrezik dhe të nënës së tij që mbajti kasetën. Deri dje isha krenar që isha pjesë e kësaj historie edhe pse sot lajmi ka marrë një rrjedhë të padëshiruar. Jetojmë në një periudhë ku loja me fatin dhe personalitetin e tjetrit është kthyer në të pacipë, dje po thoja pse më qëlloi fati të isha pjesë e saj.

Lexo edhe:

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

Robert Rakipllari: Jeni takuar më me të pas këtij momenti?

Dashamir Peza: Jo nuk e kam takuar, nuk kam mbajtur më kontakte

Robert Rakipllari: Ai pretendon se ka bërë padi në prokurori për çështje pagesash…

Dashamir Peza: Kush duhet të paguante, unë?

Robert Rakipllari: Ai përmend prokurorin Rakipi…

Dashamir Peza: Është kaq e papritur për mua, jam shkëputur nga mediat e lajmet duke jetuar edhe në fshat, por po të them që deri dje se kam pas idenë që kjo histori ekziston dhe unë qënkam i akuzuar. Nëse do kishte ndonjë pagesë, të pyetet BBC nëse ka akorduar ndonjë shumë për të dhe ka dashur t’ia japë përmes meje, por që unë s’ia kam dhënë kjo nuk qëndron. Por unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për lajme, e ka kriter BBC.

Robert Rakipllari: Zoti Bellanica, pretendon që këtë kasetë ia ka dhënë Lulzim Bashës që punonte në UNMIK dhe se e ka zhdukur ai…

Dashamir Peza: Nuk kam asnjë lloj dijenie. Di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë me Melaimin, mbaj mend që është intervistuar.

Robert Rakipllari: Ka qenë Basha?

Dashamir Peza: As e kam njohur, as ia kam idenë kush ka qenë Basha në atë kohë.

Robert Rakipllari: Ju dini që kasetën e ka dhënë tek BBC e cila e ka dorëzuar pranë OKB?

Dashamir Peza: Këtë përshtypje kam, por kanë kaluar 22 vite. Kështu besoj se ka ndodhur se ka pas kontakt mes tyre. Nuk do habitesha ta kenë marrë përfaqësues të OKB

Robert Rakipllari: Si përfaqësues politik dhe anëtar i PS, si e gjykoni këtë debat kur udhëheqësit politikë të Kosovës janë të akuzuar në Hagë për krime lufte dhe këtu ka polemika mes palëve?

Dashamir Peza: UÇK është forcë e lavdishme dhe ashtu duhet të mbetet. Shqiptarët të jenë bashkë për t’i qëndruar në krah luftëtarëve të lavdishëm të UÇK. Përtej arritjeve si njohje politike ka momente kur klasat politike të kalojnë përtej interesave imediate, të jenë bashkë dhe t’i rrinë në krah këtyre njerëzve që kanë udhëhequr një luftë të jashtëzakonshme që meriton respektin dhe përuljen tonë.

Etiketa: akuzaBashadash peza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
BOTA

Furnizoi Ukrainën me armë? Serbia thotë se do t’i hetojë akuzat nga Rusia

12:04 : 30/05/2025
AKTUALITET

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

08:55 : 29/05/2025
AKTUALITET

A u takua me Metën? Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Do të fillojmë ballafaqimin në gjyq

14:51 : 27/05/2025
Para

Pandemia, Basha: Rama shkatërroi shëndetësinë dhe ekonominë, bashkë do ia dalim

TË GJITHA

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com