• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në SHBA/ A do ta respektojë Trumpi traditën me një fjalim ku të pranojë humbjen?

16:23 : 09/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Pranimi publik i humbjes nga kandidatët që humbasin ka qenë element kryesor i zgjedhjeve presidenciale të SHBA që më 1896. A mund të presim që Donald Trump të ndjekë traditën dhe të bëjë një largim me dinjitet?

Pranimi i dështimit ka qenë pjesë e transferimit paqësor të pushtetit në SHBA që nga viti 1796, vit kur u mbajtën zgjedhjet e para të diskutuara midis partive, me federalistin John Adams që humbi ndaj Demokrat-Republikanit, Thomas Jefferson.

Tradita e pranimit publik u krijua nga demokrati William Jennings Bryan në 1896. Pasi humbi ndaj republikanit William McKinley, Bryan dërgoi një telegram urimi duke lexuar: “Po ngutem të paraqes urimet e mia. Ne ia kemi dorëzuar çështjen popullit amerikan dhe vullneti i tij është ligj”.

Deklaratat e fundit të Presidentit republikan Donald Trump – një njeri që bën gjithnjë gjyqe e që nuk e pranon asnjëherë humbjen – i cili i quajti zgjedhjet presidenciale të SHBA 2020 “një mashtrim” dhe që u zotua të nisë një sulm të plotë ligjor për të qëndruar në pushtet, sugjerojnë që ai mund të mos vazhdojë traditën e pranimit publik të humbjes në transferimin paqësor të pushtetit, pasi nuk arriti të rizgjidhet.

Telefonata dhe konferenca e shtypit

Lexo edhe:

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

Pranimi publik zakonisht paraprihet nga një telefonatë private midis kandidatëve. Në vitin 2016, Demokratja Hillary Clinton foli me Donald Trumpin natën e zgjedhjeve para se t’u thoshte përkrahësve të nesërmen: “Donald Trumpi do të jetë presidenti ynë. Ne kemi detyrimin që ta dëgjojmë pa paragjykime dhe t’i japim shansin për të udhëhequr. Demokracia jonë kushtetuese parashikon transferimin paqësor të pushtetit. Ne jo vetëm e respektojmë atë. Ne e çmojmë atë”.


Hillary Clinton e pranoi humbjen në vitin 2016 duke thënë, se Donald Trump është presidenti ynë

Në vitin 2000, skenari doli ndryshe. Me rrjetet televizive që e shpallën garën për republikanin George W. Bush, demokrati Al Gore i telefonoi natën e zgjedhjeve për të pranuar garën dhe për të ofruar urime. Pastaj erdhën polemikat për Floridan, ku votimi u gjykua shumë i ngushtë për t’u shpallur i vlefshëm, duke shkaktuar një rinumërim sipas ligjit të shtetit. Brenda një ore Gore ishte sërish në telefon me Bushin, në një bisedë të nxehtë në të cilën demokratët e tërhoqën pranimin e tij.

“Unë jam me ju, z. President, dhe Zoti ju bekoftë”

Sidoqoftë, më 13 dhjetor, një ditë pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për rinumërimin në Florida e bëri Bushin president, Gore doli para gazetarëve dhe tha: “Vetëm pak çaste më parë, unë fola me George W. Bush dhe e përgëzova që u zgjodh presidenti i 43-të dhe i premtova se nuk do ta kisha tërhequr këtë herë pranimin”.

Megjithëse ai nuk ishte fare dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë, Gore u tha atyre që shikonin: “Për hir të unitetit tonë si popull dhe forcës së demokracisë sonë, unë e pranoj humbjen”.

Ai gjithashtu citoi pranimin e senatorit demokrat Stephen Douglas në vitin 1860 ndaj republikanit Abraham Lincoln, me fjalët: “Ndjenja partiake duhet t’i nënshtrohet patriotizmit. Unë jam me ju, zoti President, dhe Zoti ju bekoftë”.


Al Gore dhe Bush – megjithëse Al Gore nuk ishte fare dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë, Gore tha, se për hir të unitetit tonë si popull e pranoj humbjen. Pamje nga dueli televiziv 11.10.2000

Por jo të gjithë largohen me dinjitet. Paraardhësi republikan i Trumpit Richard Nikson mbajti një fjalim pranimi famëkeq mashtrues pasi humbi garën si guvernator i Kalifornisë në vitin 1962 ndaj Demokratit Pat Brown, duke dalë nga konferenca për shtyp me fjalët: “Nuk do t’ju duhet ta shkelni më me këmbë Niksonin, sepse, zotërinj, kjo është konferenca ime e fundit e shtypit “. Niksoni dëshmoi se të pranosh nuk do të thotë të dorëzohesh, përpara se të jepte dorëheqjen me turp në vitin 1974.

Zemërimi i palëve dhe ndarja e thellë që ka shënuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 duket se kërkojnë fjalë që shprehin lutje të përzemërt për unitet në një komb të ndarë. Demokrati Joe Biden ka thënë vazhdimisht se do të respektojë vullnetin e njerëzve në zgjedhje të lirë dhe të ndershme, ndërsa bën thirrje për qetësi dhe unitet midis të gjithë amerikanëve.

Refuzimi i palëkundur i Donald Trump për të premtuar se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve nëse humbet – si në 2016 dhe 2020 – dhe emocionet që ai nxiti në bazën e tij, kur i denigroi zgjedhjet si mashtrim nuk sugjerojnë patjetër se do të bëjë një largim me dinjitet. Por mbase të paktën do të marrim një mesazh pranimi në Twitter – po të mos ia bllokojë Twitteri llogarinë e tij./DW

Etiketa: fjalimhumbjeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
AKTUALITET

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

10:05 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025
Para

Pandemia/ Nxënësit në Francë përplasen me policinë

TË GJITHA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

18:28 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com