• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

PD: Landfilli i Fierit, aferë korruptive e Ramës, arsyeja e dhunës ndaj banorëve

17:04 : 29/10/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike deklaroi sot se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të miratuar ligjin e mbetjeve, ka qëllime korruptive, për të cilat çdo ditë po dalin fakte të reja.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator.

“Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është thellsisht korruptiv. Firma fituese në Portëz nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë.
Kompania ‘Integrated Technology Services’ e regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit, 15 ditë pas shpalljes së tenderit shton në objektin e aktivitetit të saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme”, tha Zhupa.

Sipas PD, megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës, në portalin e prokurimeve publike është publikuar vetem një tip kontratë bosh.

“Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e investimit dhe as tarifat koncesionare. Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit si subvencion, por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për pagesën fillon nga Data e fillimit të punimeve. E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit. Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e mbetjeve”, deklaron PD.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Zhupa tha se gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë transparence dhe me shpejtësi marramendese.

“Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij korruptive me ligjin e mbetjeve. Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe fyen këdo që është kundër”, tha ajo.

PD deklaroi se afera korruptive mbi të cilën po ngrihet ky impiant i djegjes se mbetjeve është arsyeja e dhunës se ushtruar një dite me parë ndaj banorëve të fshatit Portez që kundeshtojnë ndertimin e ketij impianti.

“Paraja dhe pushteti është interesi i vetëm i Edi Ramës. Prandaj nuk bën transparencë, prandaj i tradhëtoi ashiqare 65 mije qytetarët që firmosën për refendum. Partia Demokratike kërkon nga prokuroria një hetim të shpejte për afere korruptive të impiantit të diegive të mbetjeve në Fier. Për para dhe pushtet me drogën dhe plehrat, Edi Rama po kthehet në kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Zhupa.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Koncert-protestë në Valbonë, këngëtarë e aktivistë: Jo HEC-eve! Marrin pjesë dhe Blushi e Bojaxhi

TË GJITHA

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

08:56 : 19/06/2025

I përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, arrestohet malazezi në Spanjë

08:49 : 19/06/2025

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com