• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu në Polici/ Standartet skandaloze, anëtarët e KJV përjashtohen nga deklarimi i pasurisë

11:46 : 25/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Gjate nje seance te Komisionit te Jashtem te Vleresimit

Gjate nje seance te Komisionit te Jashtem te Vleresimit

Nga Boldnews.al

Një komunikim rutinor me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), zbuloi një rrethanë ligjore që vendos në pikëpyetje të gjithë procesin e Vetingut të zyrtarëve të Policisë.

Anëtarët e trupat kontrolluese, nuk deklarojnë pasurinë dhe, si rrjedhojë, as nuk janë subjekt i kontrollit, megjithëse ata kryejnë verifikimet financiare për shefat e policisë.

“Boldnews.al”, nëpërmjet një shkrese zyrtare, kërkoi nga ILDKPKI një kopje të deklaratave të pasurisë së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV), strukturë e cila kryen vetingun e drejtuesve të lartë policorë.

Në përgjigje të kërkesës, ILDKPKI njoftoi redaksinë se “në zbatim të ligjit nr. 9049 (për Deklarimin e pasurive” shën.red),…anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, nuk përfshihen në kategorinë e subjekteve që mbartin detyrim për deklarim të interesave private (pasurisë)”.

Lexo edhe:

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) u krijua në bazë të ligjit 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA”, në bazë të një iniciative të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

KJV përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë prej anëtarëve janë caktuar nga radhët e inspektorëve të ILDKPKI, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë në bazë të një procedure konkuruese.

Përveç inspektorëve të ILDKPKI, të cilët deklarojnë prej vitesh pasurinë, 10 anëtarët e tjerë, siç rezulton nga komunikimi zyrtar me institucionin që kontrollon financat e të gjithë zyrtarëve të lartë shtetërorë, nuk kanë detyrim të plotësojnë formularët me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të tyre, si edhe detyrimet financiare.

Ky standart, i aplikuar për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, bie ndesh jo vetëm me frymën që karakterizon ligjin për deklarimin e pasurive, por edhe me të gjithë procesin e Vetingut dhe Reformën në Drejtësi në përgjithësi.

Vetingu në Polici, ashtu si edhe në sistemin e drejtësisë, bazohet në tre shtylla kryesore; kontrollin e pasurisë, integritetit personal dhe aftësive profesionale.

Nga renditja ligjore, kriteri i pasurisë konsiderohet primari në rivlerësimin e subjekteve të ligjit.

Duket e pakonceptueshme që kontrollorët e pasurisë së oficerëve të Policisë, nga ana e tyre të mos jenë të kontrollueshëm dhe të mungojnë mekanizmat për të siguruar se ata gëzojnë integritetin e plotë, sidomos në aspektin financiar.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, së fundmi, është përfshirë nën dyshime të forta, për shkak të vendimmarrjeve të diskutueshme.

Një trupë e këtij Komisioni konfirmoi në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, megjithëse të dhënat e siguruara nga vetë ai institucion, ngrinin pikëpyetje mbi ligjshmërinë e burimit për krijimin e aseteve të paluajtshme nga numri Një i uniformave blu.

Po ashtu, KJV konfirmoi në detyrë drejtuesin e lartë të Operacionit “Forca e Ligit”, Artan Shkëmbi, i cili më pas u pezullua nga detyra, pasi Prokuroria Speciale SPAK siguroi informacione nga autoritetet gjermane për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Ndryshe nga dy rastet e mëparshme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit u përfshi në një vorbull kritikash mediatike dhe në rrjete sociale, pas shkarkimit të drejtuesit të lartë policor, Arben Frashëri.

Në bazë të të dhënave publike, rezulton se KJV e shkarkoi Frashërin pasi nuk justifikonte të ardhurat e siguruara në emigracion, të cilat më pas i përdori për blerjen e një apartamenti modest, krahasuar me atë të Ardi Veliut dhe kolegëve të tjerë të tij, të cilët e kanë kaluar pa problem procesin e Vetingut.

Etiketa: KJVpoliciavettingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025
AKTUALITET

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

11:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

14:09 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025
Para

Politikani i propozon për martesë spikeres së lajmeve në mes të studios (Video)

TË GJITHA

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

10:01 : 18/09/2025

Konflikt me a*më në Mat/ 52-vjeçari qëllon në ajër për të kanosur fqinjin

09:57 : 18/09/2025

Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

09:51 : 18/09/2025

Tri shenja e horoskopit do të kenë me shumë fat me paratë këtë periudhë

09:45 : 18/09/2025

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com