• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi: Përplasja me Metën, Rama po tenton pazare. Koka ka tentuar të mbyllë debatet mbi inceneratorët

11:00 : 20/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha se gjatë qeverisjes së Edi Ramës më shumë janë krijuar polici, se sa lehtësira për qytetarët dhe bizneset.

Referuar aferës së inceneratorëve, Kryemadhi tha se ai në Elbasan nuk ka bërë as 100 ditë punë nga momenti kur është thënë se u vu në punë dhe kjo tregon se e gjithë kjo është një aferë që favorizon një biznesmen të lidhur me qeverinë. Kryemadhi tha se nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri lidhur me inceneratorët.

“Petrit Vasili ka denoncuar që në fillim këtë aferë, ndërsa Lefter Koka ka tentuar përmes strukturave të LSI të na mbyllë gojën. Por secili mban përgjegjësi për veten e tij”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, ajo që të bën përshtypje sot është papërgjegjshmëria, por edhe pafytyrësia e qeverisë kur sot mjafton të fokusohemi jo vetëm për skandalin e inceneratorëve ku kemi një përfshirje kriminale dhe korruptive, jo vetëm të strukturave të shtetit, por edhe një heshtje apo vendosje në gjumë të sistemit të drejtësisë, për të cilën pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha nga shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtar.

“Unë vetë kam qenë në fshatin Vërri, pra në komunën e Mbrostarit ku jo vetëm është tani janë hedhur mbi 8 milion euro që nuk ishin absolutisht të domosdoshme sepse do të ishin të domosdoshme për të paguar pagat e naftëtarëve se aq është buxheti i pagave të naftëtarëve ta rafinerisë së naftës.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Ndërkohë inceneratori i Elbasanit jo vetëm që nuk punon me kapacitetin e plotë, por nuk bën dot as 100 ditë në 3 vite që në momentin kur është inauguruar deri më sot.

Për të mos vazhduar më pas me pagesën e vlerës prej 23 milion eurove që janë për inceneratorin e Tiranës apo për të mos vazhduar më për aferën korruptive që sot të gjithë ndërtuesit në Tiranë për të hapur gropat e ndërtimit dhe pse paguajnë taksën 8% në Bashkinë e Tiranës dhe pse paguajnë taksën 3% për të pastrehat në Tiranë ose në shërbim të Bashkisë së Tiranës kanë dhe një shumë prej disa mijëra eurosh për dheun që hiqet nga gropa për t’ia dhënë një kompanie private dhe më pas kur ky dhe do t’iu duhet përsëri për të rimarrë dhe për të rimbushur gropat ata duhet ta riblejnë përsëri.

Pra një vepër korruptive mund ta quajmë e drejtpërdrejtë, një konflikt interesi, një gjobë që i vendoset biznesit shqiptar në mënyrë të tillë për ta çuar drejtpërdrejt në xhepat e njerëzve, të cilët kanë lidhje jo vetëm me politikën, por dhe me institucionet shtetërore”, tha ajo.

Përsa i takon strategjive elektorale të opozitës së bashkuar, pasi Kodi Zgjedhor me ndryshimet e miratuara ndalon koalicionet parazgjedhore, Kryemadhi tha se formulat apo strategjitë nuk shtojnë votat në kutitë e votimit.

“Të jeni të bindur se forca e opozitës është shumë më e madhe se taktikat që synon të ndjekë Rama”, tha Kryemadhi.

Përsa i takon debateve mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, Kryemadhi tha se në PS dhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Kreut të Qeverisë, tregon panikun që ka ai.

“Rama po tenton të largohet nga debati mbi inceneratorët apo rafineria, që përbëjnë debatet reale. Sulmet që Rama i bën Metës janë një ftesë që Kryeministri në ikje po bën për pazare që ai të shpëtojë kokën e tij”, tha Kryemadhi.

Etiketa: kryemadhiMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Aktori i njohur diagnostikohet me kancer: E di që është një sëmundje e rëndë, por unë ndihem me fat...

TË GJITHA

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com